22 nëntor, mbrëmje – Guri i qoshes në ndërtesë

spurgeon dev 22 nëntor pm

Të diturit se Shpëtimtari i kryqëzuar i ka kryqëzuar të gjitha mëkatet e mia, është një nivel i lartë dijeje; por të diturit se Shpëtimtari i ringjallur më ka drejtësuar, të kuptuarit se më ka dhënë jetë të re dhe se më ka bërë një krijesë të re përmes risisë së jetës së Tij—kjo po që është një përvojë sublime. E thënë me pak fjalë, askush nuk duhet të mbetet i kënaqur pa e pasur një njohuri të tillë. Paçi mundësi që “ta njihni atë dhe fuqinë e ringjalljes së Tij”! Përse vallë duhet që shpirtrat të cilët Jezusi i ka rilindur, të veshin rrobat e varrit—petkat e përbotshmërisë dhe të mosbesimit? Ngrihuni, sepse Zoti është ringjallur!

22 nëntor, mëngjes – Ai e kullot tufën e tij

spurgeon dev 22 nëntor am

Është gjë e dobishme të meditojmë mbi paralelizmin frymëror të rastit të Labanit, i cili ia kërkonte me ngulm Jakobit të gjitha delet që i kishte dhënë në ngarkim. Në qoftë se delet do të shqyheshin nga bishat, Jakobi duhej të paguante çmimin e tyre; në qoftë se ndonjë prej tyre humbiste, ai duhej të garantonte zëvendësimin e saj.

21 nëntor, mbrëmje – Ulu në tryezë

spurgeon dev 21 nëntor pm

Kjo është një gjë e pashpirt! Na urdhëron të pendohemi dhe të veprojmë siç na ka urdhëruar Ai, sepse edhe dëshira e Tij më e vogël duhet të jetë ligj për ne. Për Llazarin do të kishte qenë një turp i madh sikur të jetonte pa pasur përbashkësi të vazhdueshme me Jezusin, i cili e donte aq shumë. Atëherë, a nuk është kjo e pafalshme edhe për ne që Jezusi na ka dashur me dashuri të përjetshme? Llazari do të kishte treguar mungesë ndjeshmërie sikur të kishte mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj Atij që qau mbi trupin e tij të pajetë. Mirëpo, si do të dukej një sjellje e tillë nëse do ta bënim ne, për të cilët Shpëtimtari jo vetëm që ka qarë, por edhe ka derdhur gjakun? Ejani, vëllezër, që e lexoni këtë pjesë; le të kthehemi te Dhëndri ynë qiellor dhe të kërkojmë Frymën e Tij, që të kemi një përbashkësi më të ngushtë me Të, dhe kështu të mos e humbasim mundësinë për t’u ulur në tryezë bashkë me Të!

21 nëntor, mëngjes – Roli i Frymës së Shenjtë

spurgeon dev 21 nëntor am

Le t’i japim nderimin e duhur duke e pranuar dobësinë tonë të skajshme në mungesë të Tij, dhe pastaj le të mbështetemi plotësisht në Të, duke qenë kjo lutja jonë: “Hape zemrën dhe gjithë qenien time ndaj plotësisë Sate dhe më përkrah me Frymën Tënde pasi ta kem marrë atë Frymë deri në thellësi të qenies sime!”.

20 nëntor, mbrëmje – Kërko strehë

spurgeon dev 20 nëntor pm

Bekuar qoftë emri i Zotit, se kur jam fshehur mes tyre, më është dukur vetja si Davidi në shpellë, i sigurt nga mizoria e armiqve të mi! Tashmë e kam zbuluar se çfarë bekimi është t’i zësh besë Zotit, sepse shumë kohë më parë, kur më ndiqnin pas Qoftëlargu dhe mëkatet e mia, renda për tek e çara e shkëmbit Jezu Krisht dhe gjeta një vend prehjeje të mrekullueshëm në brinjën e Tij të tejshpuar. Zemra ime, rend edhe sonte për tek Ai, sado e madhe qoftë vuajtja jote e tanishme! Jezusi të kupton; Jezusi të ngushëllon; Jezusi do të të ndihmojë. Asnjë mbret në kështjellën e vet të papushtueshme nuk është më i sigurt sesa lepuri në banesën e vet mes shkëmbinjve.

20 nëntor, mëngjes – Një zë sigurie

Ai ka qenë në qelitë e thella të burgut, madje edhe tani, ai nuk është veçse profeti vajtues; e megjithatë, pikërisht në këtë libër që quhet “Vajtimet”, dëgjojmë zërin e Jeremias tek ngrihet lart në qiell, po aq i qartë sa kënga e Miriamit kur i binte defit, po aq i fortë sa zëri i Deborës kur u takua me Barakun mes britmave ngadhënjyese—“O ZOT, ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.”

19 nëntor, mbrëmje – Kërkoje atë në vështirësi

spurgeon dev 19 nëntor pm

Patriarku ia kthehu krahët miqve të tij të brengosur dhe e hodhi vështrimin drejt fronit qiellor, ashtu si udhëtari që, me të zbuluar se e ka bosh kacekun e ujit, ngarend me gjithë shpejtësinë drejt pusit. Ai u lë shëndenë shpresave të kësaj bote dhe klith: “Ah, sikur të dija ku ta gjeja Perëndinë tim!”. Asgjë nuk na e mëson më qartë vlerën e paçmuar të Krijuesit, sesa kur mësojmë për kotësinë e çdo gjëje tjetër në krahasim me të. Duke i kthyer krahët me përbuzje të hidhur zgjojeve të botës, ku nuk gjejmë mjaltë, por shumë pickime të mprehta, ngazëllehemi në Atë, fjala besnike e të cilit është më e ëmbël sesa mjalti ose hualli i mjaltit. Në çdo vështirësi që mund të gjendemi, duhet që më së pari të bëhemi të vetëdijshëm për praninë e Perëndisë me ne. Mjafton që ta shijojmë buzëqeshjen e Tij, dhe atëherë mund ta mbajmë kryqin tonë të përditshëm me plot dëshirë për hir të të shtrenjtit Shpëtimtar.

19 nëntor, mëngjes – Gjëra pak të rëndësishme

spurgeon dev 19 nëntor am

Sidoqoftë, janë edhe ca pyetje të cilat janë krejt e kundërta e diskutimeve të marra, të cilave nuk duhet t’u shmangemi, por duhet t’u përgjigjemi me ndershmëri dhe drejtësi. Këto janë pyetje të tilla si: A besoj vallë në Zotin Jezu Krisht? A jam ripërtërirë vallë në frymën e mendjes sime? A po eci vallë sipas Frymës dhe jo sipas mishit? A po rritem vallë në hir? A e zbukuron e folura ime doktrinën e Perëndisë, Shpëtimtarit tim? A po e pres vallë ardhjen e Zotit dhe a po qëndroj syçelë siç duhet të bëjë shërbëtori që pret kthimin e të zotit? Çfarë mund të bëj më shumë për Jezusin?

18 nëntor, mbrëmje – I përjetshëm

spurgeon dev 18 nëntor pm

Jezusi ishte përherë, është përgjithmonë, dhe do të jetë përjetë. Ai është i përjetshëm në të gjitha atributet, ofiqet dhe fuqinë e Tij, sikundër është edhe i gatshëm për ta bekuar, ngushëlluar, ruajtur dhe kurorëzuar popullin e Vet të zgjedhur.

18 nëntor, mëngjes – Zemra e një besimtari

spurgeon dev 18 nëntor am

Çdo i krishterë duhet ta ndiejë që mban mbi vete vulën e Perëndisë—dhe duhet të jetë i aftë që bashkë me Palin të thotë: “Tash e tutje askush të mos më mundojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus” (Galatasve 6:17).