6 janar, mëngjes – Thuaji lamtumirë merakut

dev spurgeon 11

Ki durim, o fëmijë i vuajtjes, se Perëndia nuk të ka harruar në provaninë e Tij. Ai që ushqen harabelat, do të të sigurojë çdo gjë që të nevojitet. Mos u struk në dëshpërim, por vazhdo të shpresosh; mos e këput kurrë fillin e shpresës! Ngrihu me krahë besimi mbi detin e halleve dhe qëndresa jote do të të çlirojë nga mundimet e tua. Është Dikush që kujdeset për ty. Sytë e Tij janë mbi ty, zemra e Tij rreh me keqardhje për mjerimin tënd dhe krahu i Tij i gjithëfuqishëm do të të sjellë ndihmën që të nevojitet.

5 janar, mbrëmje – Ngushëllohu në dritën e Perëndisë

dev spurgeon 10

Sot në mëngjes pamë mirësinë e dritës dhe se si Perëndia e ndau atë nga errësira, ndërsa tani do të shohim vëmendjen e veçantë që Perëndia i kushtoi dritës. “Perëndia e pa dritën”; e vështroi me kënaqësi, duke e soditur me ëndje dhe e pa që “ishte e mirë”. I dashur lexues, nëse Perëndia ka hedhur dritë mbi ty, Ai e vështron atë dritë me interes të veçantë, ngaqë jo vetëm është e dashur për Të si vepra e duarve të Tij, por edhe sepse ngjan me Të, sepse “Ai është dritë”.

5 janar, mëngjes – Reflektim mbi dritën

dev spurgeon 9

Kur Fryma e Shenjtë na mbush me dritën frymërore dhe na i hap sytë për të parë lavdinë e Perëndisë në fytyrën e Jezu Krishtit, nisim ta shohim mëkatin ashtu siç është në të vërtetë dhe veten tonë ashtu siç jemi në realitet. E shohim Perëndinë, Shumë të Shenjtin, ashtu siç na e zbulon veten, planin e mëshirës ashtu siç na e shpjegon Ai dhe botën të marrë formë ashtu siç na e përshkruan Fjala.

4 janar, mbrëmje – Paranjohja jonë nga Perëndia

dev spurgeon 8

Ne ekzistonim në zemrën e Tij përpara se të ekzistonim në këtë botë. Ndërsa ishim armiqtë e Tij, Ai na njihte ne, mjerimin tonë, çmendurinë dhe ligësinë tonë. Kur derdhëm lot të hidhur, në pendesë zemërthyer dhe e pamë Atë veç si gjykatës dhe sundimtar, Ai na pa ne si vëllezërit e Tij shumë të dashur dhe zemra e Tij digjej nga dëshira për ne. Asnjëherë nuk i ngatërroi të zgjedhurit e Tij, por gjithmonë i pa ata si objektet e dashamirësisë së Tij të pafundme.

4 janar, mëngjes – Rritu në hir dhe në njohuri

dev spurgeon 7

Po ashtu rrituni në çdo përulësi. Përpiquni të rrini sa më poshtë dhe njiheni më shumë pavlefshmërinë tuaj. Teksa zhyteni më thellë në përulësi, përpiquni njëkohësisht që të ngjiteni lart—duke iu afruar sa më pranë Perëndisë në lutje dhe duke pasur një përbashkësi sa më intime me Jezusin. Perëndia Frymë e Shenjtë ju bëftë të aftë që të “rriteni në njohjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë”.

3 janar, mbrëmje – Udha për vitin e ri

dev spurgeon 6

Çdo luginë do të jetë e mbushur [do të lartësohet]. Duhet të heq dorë nga mendimet e ulëta dhe lajkatare rreth Perëndisë, dyshimeve dhe dëshpërimit u duhen treguar udhët; po ashtu duhet të heq dorë nga egoizmi dhe dëshirat e mishit. Përmbi këto lugina të thella duhet të ngrihet udha e lavdishme e hirit.

3 janar, mëngjes – Zotërimi i çdo besimtari

dev spurgeon 5

Vetë Jezu Krishti është forma dhe përmbajtja e besëlidhjes dhe, si njëri prej dhuratave të saj, Ai është zotërimi i të gjithë besimtarëve. Besimtar, a mund ta vlerësosh vallë atë që ke marrë në Krishtin? “Në Të banon trupërisht e gjithë plotësia e Hyjnisë.” (Kolosianëve 2:9) Medito rreth fjalës “Perëndi” dhe pafundësisë së saj, dhe pastaj medito rreth “njeriut të përsosur” dhe gjithë bukurisë së Tij; sepse gjithçka që kishte ndonjëherë, ose që mund të ketë Krishti, si njeri dhe si Perëndi, është e jotja—si një favor krejt falas, që të është dhuruar për të qenë zotërimi yt i caktuar për jetë e mot.

2 janar, mbrëmje – Ripërtërije forcën tënde në Perëndinë

2 janar

Sa poshtë bien virtytet tona kur lihen pas dore mjetet e hirit! Çfarë shpirtrash barkthatë e të ngratë janë ata që jetojnë pa e përdorur zellshëm Fjalën e Perëndisë dhe lutjen vetjake! Nëse përshpirtshmëria jonë mund të gjallojë pa Perëndinë, pa dyshim që nuk vjen prej Tij dhe nuk është veçse një ëndërr, sepse nëse do të kishte lindur nga Perëndia, do ta priste Atë, ashtu si lulet presin vesën.

2 janar, mëngjes – Motoja e këtij viti

dev spurgeon 3

Është interesante të vihet re se si një pjesë e mirë e Shkrimit të Shenjtë trajton temën e lutjes, ose duke na dhënë shembuj, ose duke vendosur rregulla, ose duke shpallur premtime. Me të hapur Biblën lexojmë: “Atëherë [njerëzit] filluan të kërkojnë emrin e Zotit”, dhe përpara se ta mbyllim librin e librave na kumbon në veshë “Ameni” i një përgjërimi të sinqertë.

1 janar, mbrëmje – Kënaqu dhe gëzohu

dev spurgeon 2

Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi te Ti. Nuk do t’i hapim portat e vitit nën notat e përvuajtshme të organos, por nën tingujt e ëmbël të harpës së gëzimit dhe nën kumbimin e fortë të cimbaleve të haresë. “Ejani, t’i këndojmë me gëzim ZOTIT; t’i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë” (Psalmi 95:1).