11 janar, mëngjes – Ushqim për shpirtin

dev spurgeon 11 janar am

Shpirti im, shqyrtoje veten këtë mëngjes në dritën e këtij vargu. E ke marrë Fjalën me gëzim, ndjenjat të janë rigjallëruar dhe ky përjetim të ka lënë një mbresë të gjallë, ama mbaj mend që të dëgjuarit e Fjalës dhe marrja e Jezusit në vetë shpirtin tënd janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Ndjenja sipërfaqësore shpesh ndërthuret me ngurtësinë e brendshme të zemrës dhe mbresa e gjallë që të lë Fjala nuk zgjat përgjithmonë.

10 janar, mbrëmje – Unë do të shoh Perëndinë

dev spurgeon 10 janar pm

Vëreni objektin e pritjes së devotshme të Jobit: “Do të shoh Perëndinë.” Ai nuk thotë: “Do të shoh shenjtorët”—megjithëse, pa dyshim, edhe ajo do të jetë një lumturi e papërshkrueshme—por thotë: “Do të shoh Perëndinë.” Nuk thotë: “Do të vështroj portat e margaritarta, do të shoh muret prej diaspri, do të sodis kurorat e florinjta”, por thotë: “Do të shoh Perëndinë.”.

10 janar, mëngjes – Një vend i rezervuar për ty

dev spurgeon 10 janar am

Eja me mua, besimtar, dhe le të ulemi mbi majën e malit Nebo dhe të vështrojmë prej andej tokën e premtuar, madje edhe Kanaanin. A nuk e sheh vallë atë lumthin e vdekjes që vezullon në dritën e diellit dhe, përtej tij, a nuk i sheh kulmet e qytetit qiellor? A nuk e sheh vallë vendin e bekuar dhe banorët e tij të lumtur? Dije, pra, nëse do të fluturoje mbi këtë vend, mbi një nga banesat e tij të shumta do të shihje të shkruar: “Kjo mbetet për filan person dhe ruhet vetëm për të. Ai do të rrëmbehet për të jetuar përgjithmonë me Perëndinë.”

9 janar, mbrëmje – Shërbeji Zotit me gaz

dev spurgeon 9 janar pm

Kënaqësia në shërbesën hyjnore është një shenjë pëlqimi. Ata që i shërbejnë Perëndisë fytyrëvarur, për shkak se bëjnë diçka që nuk i kënaq ata vetë, nuk i shërbejnë fare Atij. Shërbesa e tyre duket sikur bëhet me besnikëri, por asaj i mungon jeta. Perëndisë sonë nuk i nevojiten skllevër për të hijeshuar fronin e Tij. Ai është Zoti i perandorisë së dashurisë dhe dëshiron që shërbëtorët e Tij të mbajnë veshur uniformën e gëzimit.

9 janar, mëngjes – A je i kënaqur?

dev spurgeon 9 janar am

Por ti do diçka që shkon përtej kënaqësive të tanishme—ti lakmon diçka për të cilën mund të shpresosh; dhe ku ka shpresë më të madhe sesa përmbushja e premtimit madhështor: “Unë do të jem ZOTI i tyre”? Ky është kryevepra e të gjitha premtimeve; shijimi i tij e kthen qiell e tokë në një parajsë të vërtetë. Thithe palcën dhe limfën që të ofron ky zotërim. Jeto në pajtim me dinjitetin e privilegjeve të tua dhe gëzohu me një hare të papërshkrueshme.

8 janar, mbrëmje – Gëzimi më i madh

dev spurgeon 16

Nuk ka asgjë tjetër që mund t’i falë besimtarit kaq shumë gëzim sa përbashkësia me Krishtin! Besimtari, ashtu si njerëzit e tjerë, gjen kënaqësi në të mirat e zakonshme të jetës—mund të kënaqet edhe me dhuratat, edhe me veprat e Perëndisë, por në të gjitha këto, të marra ndarazi ose së bashku, ai nuk gjen dot një lumturi thelbësore të tillë, si ajo që gjendet te personi unik i Zotit të tij Jezus.

8 janar, mëngjes – I ndotur nga motive të shenjta?

dev spurgeon 15

Ç’perde që çajnë këto fjalë dhe ç’na zbulojnë ato! Do të jetë një gjë përulëse dhe e dobishme për ne, që të ndalemi për një çast dhe të sodisim këtë pamje të trishtuar. Paudhësia e adhurimit tonë publik, dyfytyrësia e tij, formalizmi, vaktësia, mungesa e respektit, bredhjet e zemrës dhe harresa e Perëndisë—çfarë pamjeje të plotë kemi përpara nesh! Puna jonë për Zotin, rivaliteti gjatë saj, egoizmi, pakujdesia, shpërfillja, mosbesimi—ç’fëlliqësi pa numër ka atje! Koha personale me Zotin, shthurja e saj, ftohtësia, shpërfillja, përgjumja dhe vetëadmirimi—çfarë mali me pleh! Nëse do ta vërenim me më shumë kujdes, do të kuptonim se kjo paudhësi është shumë më e madhe nga sa duket në pamje të parë.

7 janar, mbrëmje – Pjesa që i takon Zotit

Vëreni emrat e ëmbël me të cilët Salomoni hyjnor i drejtohet nuses së Tij, kishës, plot me dashuri të thellë. “Motra ime, e afërmja Ime nga gjaku dhe bashkëndarësja e të njëjtave dhembshuri; nusja ime, personi më i afërt dhe më i shtrenjtë, bashkuar me Mua përmes lidhjeve më të përzemërta të dashurisë; mikja ime e bukur, pjesë e qenies Sime. Motra ime, në sajë të Mishërimit Tim, i cili më bën kockë nga kockat e tua dhe mish nga mishi yt; nusja ime, në sajë të vlesës qiellore, përmes së cilës u martova me ty në drejtësi.

7 janar, mëngjes – Qëllimi dhe synimi i jetës

dev spurgeon 13

Perëndia Frymë e Shenjtë e bindi për mëkatin dhe kur në sajë të hirit iu hapën sytë të shihte Shpëtimtarin që po vdiste për të bërë shlyerjen e fajit të tij. Njeriu fillon të jetojë për Krishtin që nga momenti i rilindjes hyjnore. Për besimtarët, Jezusi është margaritari me vlerë të madhe, për të cilin jemi gati të shesim gjithçka kemi. Jezusi e ka rrëmbyer krejtësisht zemrën tonë, saqë ajo rreh vetëm për Të. Jetojmë vetëm për lavdinë e Tij dhe jemi gati të vdesim në mbrojtje të ungjillit të Tij. Ai është shembulli ynë jetësor dhe modeli sipas të cilit gdhendim karakterin tonë.

6 janar, mbrëmje – ‘Zot, më jep përbashkësi hyjnore’

dev spurgeon 12

Në çaste të tilla mbushemi përplot me gëzim frymëror dhe i harrojmë shqetësimet e brengat e tokës; e padukshmja është e afërt, ndërsa e dukshmja e humbet forcën që ka mbi ne. Shërbëtori-trup, pret në rrëzë të kodrës, ndërsa mjeshtri-shpirt adhuron në majë të saj, në prani të Zotit. Oh, sikur të më jepet një kohë e shenjtë përbashkësie hyjnore sonte! Zoti e di se sa shumë nevojë kam për të tani.