21 janar, mëngjes – Gëzimi i të qenët i sigurt

Të gjithë të zgjedhurit e Perëndisë, të gjithë të shpenguarit e Krishtit, të gjithë të thirrurit e Frymës dhe të gjithë ata që besojnë në Jezusin do ta kalojnë detin ndarës pa lagur as gishtat e këmbës. Nuk kemi mbërritur ende të gjithë të sigurt në anën tjetër: Një pjesë e ushtrisë i ka kaluar ujërat dhe një pjesë tjetër ja tek po i kalon.

20 janar, mbrëmje – “Gjallëromë”

Nëse ai e kalon jetën e vet duke grumbulluar pasuri, atëherë po i ikin ditët duke qenë personazhi i një spektakli të kotë. Po të mos e ndjekim Krishtin dhe po të mos e bëjmë Perëndinë gjënë më të rëndësishme të jetës sonë, atëherë vetëm për nga paraqitja dallohemi nga personi më kokëbosh. Duket qartë nevoja e madhe për lutjen e vargut të sotëm: “Gjallëromë në rrugët e tua.” Psalmisti pranon se është i ngathët nga mendja, i rënduar, pra, pothuajse i vdekur.

20 janar, mëngjes – Një paratregim i Krishtit

Le të vajtojmë për Atë, teksa e shohim të bëhet theror për shkak të urrejtjes së njerëzimit, duke i spërkatur brirët e altarit të Tij me vetë gjakun e Tij. Gjaku i Abelit na flet edhe sot. “ZOTI i tha: ‘Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.’” (Zanafilla 4:10)

19 janar, mbrëmje – Mëso te këmbët e Jezusit

Lum ne në e paçim mendjen të kthjelluar e të forcuar prej Mjeshtrit! Sa të shumtë janë njerëzit me dituri të thellë, të cilët janë të paditur për gjërat e përjetshme! Ata njohin shkronjën vrasëse të zbulesës, por shpirtin e saj vrasës nuk mund ta dallojnë dot; një perde i mbulon zemrat e tyre, që sytë e arsyes mishore nuk mund ta depërtojnë.

19 janar, mëngjes – Kërkoje Atë atje ku e ke humbur

Vazhdo ta kërkosh, sepse është e rrezikshme të jesh pa Zotin tënd. Pa Krishtin je si një dele pa bariun e vet, si një pemë me rrënjë të thara për shkak të mungesës së ujit, si një gjethe e vyshkur mes stuhisë—e shkëputur nga pema e jetës. Kërkoje me gjithë zemrën tënde dhe do ta gjesh Atë! Veç jepu me mish e me shpirt pas kërkimit dhe vërtet do ta gjesh Atë për gëzimin dhe harenë tënde!

18 janar, mbrëmje – Jini të urtë për shpëtimin tuaj

Dyshja e bekuar u drejtua në studimin e temës më të mirë, ngaqë Jezusi u foli atyre për Jezusin, duke u shpjeguar gjëra rreth Vetes së Tij. Diamanti priste diamantin, ku ka gjë më të mrekullueshme sesa kjo? Mjeshtri i Shtëpisë u hapi dyert e saj, i uli mysafirët në tryezën e Tij dhe u shërbeu gjellë të zgjedhura prej Tij. Ai që e fshehu Vetë thesarin në arë, i udhëhoqi kërkuesit drejt tij. Natyrisht, Zoti ynë do ta çonte bisedën në temën më të parapëlqyer për Të, e cila kishte të bënte me Personin dhe Veprën e Tij. Ja pse duhet ta shqyrtojmë Fjalën e Perëndisë duke i pasur këto të dyja përherë në qendër të vëmendjes. Oh, sa hir i madh është që ta studiojmë Biblën duke qenë Jezusi si mësuesi ashtu edhe mësimi ynë!

18 janar, mëngjes – Ndihmomë të të shërbej Ty

Eh, more i krishterë, dita e nxehtë e lodhjes nuk zgjat përherë! Dielli po zbret mbi horizont dhe do të lindë sërish, bashkë me ditën më të ndritshme që ke parë ndonjëherë, mbi një tokë ku i shërbehet Perëndisë ditë e natë, e megjithatë ata do të gjejnë prehje nga mundimet e tyre. Këtu, prehja është e pjesshme; atje, ajo është e përsosur. Këtu, i krishteri nuk ndihet asnjëherë rehat, sepse e ndien se nuk ka arritur ende në vendmbërritje. Atje, të gjithë kanë hyrë në prehje; të gjithë janë ngjitur në majë të malit dhe po pushojnë në prehrin e Perëndisë së tyre. Më lart nuk kanë se ku të ngjiten!

17 janar, mbrëmje – Ki kujdes nga tundimet

Ah, sikur dashuria e Jezusit, që na shtrëngon fort, të na mbante të zellshëm dhe të dobishëm! Kur e shoh Mbretin e Izraelit tek çohet me përtaci nga divani pasi ka rënë muzgu dhe tek bie menjëherë në tundim, e dëgjofsha tingullin e këmbanës së alarmit dhe e caktofsha vigjilencën e shenjtë që të bëjë rojë tek imja derë!

17 janar, mëngjes – Fokusi i soditjes

I krishterë, ja ku është burimi yt i gëzimit, sepse ke vështruar dhe ke parë Qengjin. Përmes lotëve, sytë e tu panë Qengjin e Perëndisë tek hiqte mëkatet e tua. Gëzohu! Pas pak kohe, kur lotët të jenë fshirë nga sytë e tu, ti do ta shohësh të njëjtin Qengj të ngritur lart në fronin e Tij. Përbashkësia e përditshme me Zotin Jezus është gëzimi i zemrës sate dhe do të përjetosh të njëjtin gëzim në qiell, madje në një nivel edhe më të lartë. Do të kënaqesh me soditjen e vazhdueshme të personit të Tij dhe do të banosh me Të për jetë e mot. “Dhe pashë, dhe ja Qengji…” Pse? Sepse ai Qengj është vetë qielli dhe siç thotë i miri [Samuel] Rutherford*: “Qielli dhe Krishti janë e njëjta gjë.” Pra, të jesh me Krishtin, do të thotë të jesh në qiell dhe të jesh në qiell, do të thotë të jesh me Krishtin.

16 janar, mbrëmje – A është Zoti Jesus përfaqësuesi yt?

Bekuar qoftë emri i Tij, sepse shkaku i vdekjes nuk gjendej tek Ai! As mëkati origjinal dhe as ai aktual nuk e kishte përlyer dot, çka do të thotë që vdekja nuk kishte asnjë të drejtë mbi Të. Askush nuk mund t’ia merrte Jezusit jetën me të drejtë, sepse Ai nuk i kishte bërë askujt ndonjë të keqe; po ashtu, askush nuk mund ta detyronte me forcë, po të mos e kishte dhënë veten, që të vdiste me vullnet të lirë.