7 dhjetor, mëngjes – Më i ligu bëhet më i miri

spurgeon dev 07 dhjetor am

Lexues, për hir të dashurisë që rrezaton nga sytë e përlotur të Jezusit, për hir të dashurisë që buron nga ato plagë të përgjakura, për hir të asaj dashurie besnike, asaj dashurie të fuqishme, të dëlirë, pa interes dhe të qëndrueshme, për hir të zemrës dhe dhembshurisë së çmuar të Shpëtimtarit, të përgjërohemi sonte të mos i shpërfillësh këto gjëra sikur të mos kishin asnjë vlerë për ty.

6 dhjetor, mbrëmje – Një brez i artë

spurgeon dev 06 dhjetor pm

Zoti ynë u jep një shembull të gjithë njerëzve të Tij. Ne kurrë nuk duhet t’i lirojmë brezat tanë. Kjo nuk është koha për t’u shtrirë dhe për të pushuar; është koha për të shërbyer dhe për të luftuar. Duhet ta ngjeshim brezin e së vërtetës gjithnjë e më fort përreth ijëve tona. Është një brez i artë, dhe si i tillë, do të jetë zbukurimi ynë më i shtrenjtë, për të cilin kemi aq shumë nevojë, sepse një zemër që nuk forcohet mirë sipas së vërtetës që është në Jezusin dhe me besnikërinë që është vepër e Frymës, do të ngatërrohet lehtësisht me gjërat e kësaj jete dhe do të pengohet në kurthet e tundimit. Më kot i zotërojmë Shkrimet po qe se nuk i ngjeshim rreth ijëve si një brez, duke mbështjellë gjithë natyrën tonë, duke mbajtur në vendin e duhur çdo pjesë të karakterit tonë dhe duke e bërë kompakte tërë qenien tonë. Në qoftë se Jezusi lart në qiell nuk e heq brezin, as ne këtu mbi tokë nuk duhet ta bëjmë. Qëndroni, pra, duke i pasur ijët të ngjeshura me brezin e së vërtetës!

6 dhjetor, mëngjes – Bashkimi ynë me Krishtin

spurgeon dev 06 dhjetor am

Me siguri, nëse lidhjet e gjakut me familje të fisme e të lashta i bëjnë njerëzit të lëvdohen, ne kemi arsye edhe më të forta sesa të gjithë ata që të lëvdohemi. Edhe besimtari më i vobektë e më i përbuzur e bëftë të vetin këtë privilegj; le të mos lejojë që një përtaci e pamend ta pengojë atë që të gjurmojë prejardhjen e tij, dhe le të mos përqendrohet aq shumë në gjërat e këtushme dhe të tanishme, sa të mos arrijë të meditojë me dobi për këtë nder të lavdishëm dhe qiellor të bashkimit me Krishtin!

5 dhjetor, mbrëmje – Shkathtësia e Perëndisë

spurgeon dev 05 dhjetor pm

Perëndia gjen njerëzit e duhur—jo katër njerëz që të merren me shkresurina, jo katër arkitektë që të bëjnë projekte, por katër kovaçë që të bëjnë punën. Qëndroni të qetë, ju që dridheni për Kishën e Perëndisë, se kur “brirët” të ngrihen kërcënues, atëherë do të gjenden edhe “kovaçët”! Nuk duhet të shqetësoheni për asnjë çast për dobësinë e Kishës së Perëndisë; diku në një qoshe mund të jetë duke u rritur reformatori i guximshëm që do t’i tronditë kombet.

5 dhjetor, mëngjes – Bujtina e Kryqit

spurgeon dev 05 dhjetor am

O shpirti im, nëse të gjitha këto gjëra mund të fitohen thjesht duke trokitur në portën e mëshirës, atëherë, trokit fort këtë mëngjes, dhe kërkoji gjëra të mëdha Zotit tënd bujar! Mos u largo nga froni i hirit pa e paraqitur edhe nevojën më të fundit përpara Zotit dhe pa qenë i bindur me anë të besimit se ato do të të plotësohen!

4 dhjetor, mbrëmje – Psherëtijmë për shpengim

spurgeon dev 04 dhjetor pm

Pritja nënkupton të qenët gati. Duhet të qëndrojmë te dera duke pritur që I Dashuri ta hapë dhe të na marrë me Vete. Kjo psherëtimë është një sprovë. Mund të mësosh shumë për një njeri në bazë të asaj që e bën atë të psherëtijë. Disa psherëtijnë për pasuri—ata adhurojnë paranë; disa të tjerë psherëtijnë vazhdimisht për shkak të mundimeve të jetës—ata janë thjesht të paduruar. Mirëpo, njeriu i cili psherëtin për Perëndinë, i cili nuk mund të gjejë dot prehje e rehati derisa të bëhet si Krishti—ai po që është një njeri i bekuar. Na ndihtë Perëndia që të psherëtijmë për ardhjen e Zotit dhe ringjalljen që do të na sjellë!

3 dhjetor, mbrëmje – Për ta, në ta, prej tyre

spurgeon dev 03 dhjetor pm

Besimtarët gjithashtu do ta adhurojnë Zotin Jezus për fitoret e Tij në ta, sepse shigjetat e urrejtjes së tyre të natyrshme janë thyer, ndërsa armët e kryengritjes së tyre janë asgjësuar. Ç’fitore të mëdha ka fituar hiri në zemrat tona të liga! Sa i përlëvduar është Jezusi kur vullneti nënshtrohet dhe mëkati shfronësohet! Për sa u përket prishjeve tona të mbetura, ato do të pësojnë një humbje po kaq të sigurt, dhe çdo tundim, dyshim dhe frikë do të shkatërrohet deri në rrënjë. Në shenjtëroren e zemrave tona plot paqe, emri i Jezusit është i madh përtej çdo përfytyrimi: Ai e ka fituar dashurinë tonë, dhe Ai do ta veshë atë. Në të njëjtën shkallë mund të presim fitore prej nesh.

3 dhjetor, mëngjes – Pa të metën më të vogël

spurgeon dev 03 dhjetor am

Ndonjëherë Ai e qorton, por gjithnjë e bën këtë me butësi, me qëllimet më të mira të mundshme: edhe në ato raste e quan “dashuria ime”. Marrëzitë tona nuk kujtohen më. Ai nuk ushqen mendime të këqija për ne, por na fal dhe na do njëlloj pas shkeljes, si edhe përpara saj.

2 dhjetor, mbrëmje – Asgjë nuk mund të të kënaqë

spurgeon dev 02 dhjetor pm

Lexues i dashur, nuk ke pse t’i shkelësh këto shtigje kotësie për të parë nëse janë më të mira nga ato të krishterat! Edhe sikur të shkoje deri në fund të dheut, nuk do të gjeje një mik tjetër si Jezusi; edhe sikur mos të të mungonte asnjë rehati e jetës, por ta humbisje Shpëtimtarin tënd, do të ishe njeri i mjerë. Mirëpo, nëse fiton Krishtin, edhe sikur të kalbeshe në një birucë, madje edhe atje do të gjeje paqe. Edhe sikur të jetoje në anonimitet të plotë ose të vdisje nga uria, prapëseprapë, do të ishe i ngopur me favor dhe i mbushur me mirësinë e Zotit.