11 dhjetor, mbrëmje – Shërbëtorë të Zotit

spurgeon dev 11 dhjetor pm

Mes turmave të punëtorëve—mëditësve, argatëve, shërbëtorëve shtëpiakë, atyre që u bie bretku në kuzhinë—apostulli gjeti, siç vazhdojmë të gjejmë edhe ne sot, disa nga të zgjedhurit e Perëndisë, dhe atyre u thotë: “Dhe çdo gjë që të bëni, bëjeni prej shpirtit, si për Zotin dhe jo për njerëzit, duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Zotit Krisht.” Këto vargje e fisnikërojnë rutinën e lodhshme të punëve të kësaj bote dhe i bëjnë të shkëlqejnë me lavdi edhe profesionet më të përulura.

11 dhjetor, mëngjes – Jezusi, Dorëzani i madh

spurgeon dev 11 dhjetor am

Hidhe vështrimin tek Ai, Dorëzani i madh i besëlidhjes, sa besnik, aq edhe i vërtetë, dhe, si rrjedhojë, i detyruar e i përkushtuar të të paraqesë ty, me dobësinë tënde, së bashku me gjithë pjesën tjetër të racës së zgjedhur, përpara fronit të Perëndisë. Duke soditur një pamje kaq të bukur, do të pish kupën e shpëtimit dhe do të shijosh frutat e parajsës. Do të kesh një parashijim të kënaqësive që i magjepsin shpirtrat e shenjtorëve në qiell, në qoftë se mund të besosh me besim të palëkundur se “besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë”.

10 dhjetor, mbrëmje – Një shije e qiellit

spurgeon dev 10 dhjetor pm

Perëndia mund të na bekojë edhe kur nuk gjendemi në shtëpinë e Tij, por kemi më shumë arsye për të pritur që Ai do ta bëjë një gjë e tillë kur jemi në bashkësi me njerëzit e Tij. Vini re fjalët: “Zoti ia hapi zemrën.” Ajo nuk e hapi vetë zemrën e saj. Lutjet e saj nuk e bënë këtë gjë, dhe as Pali. Vetë Zoti duhet që ta hapë zemrën për të marrë gjërat që na sjellin paqe. Vetëm Ai mund ta fusë çelësin në derë, ta hapë atë dhe të hyjë brenda. Ai është i Zoti i zemrës, siç është edhe Krijuesi i saj.

10 dhjetor, mëngjes – Soditim përjetë Krishtin

spurgeon dev 10 dhjetor am

Në qiell nuk do të na ndërpresin shqetësimet apo mëkatet; asnjë e qarë nuk do t’i mjegullojë sytë tanë; asnjë problem tokësor nuk do të na e shpërqendrojë mendjen nga mendimet e bekuara. Nuk do të ketë asgjë që të na pengojë së vështruari përjetë e mot dhe me sy të palodhur Diellin e Drejtësisë. Nëse është bekim kaq i ëmbël që ta shohim Atë herë pas here, sa e mrekullueshme do të jetë kur ta soditim atë fytyrë të bekuar përjetë, pa na e prishur pamjen ndonjë re kalimtare dhe pa na u dashur që ta largojmë vështrimin prej Tij, për të parë një botë të rraskapitur dhe në mëkat! Vallë, kur do të agojë kjo ditë e bekuar? Ngrihu, o diell që nuk perëndon kurrë! Në qoftë se të vdesësh do të thotë të hysh në një përbashkësi të pandërprerë me Jezusin, atëherë, vdekja është përpirë nga një det fitoreje dhe është vërtet fitim.

9 dhjetor, mbrëmje – Perëndia i paqes jep paqe të përsosur

spurgeon dev 09 dhjetor pm

Paqja dhe prehja nuk u takojnë atyre që nuk kanë rilindur; ato janë zotërimi i veçantë i popullit të Zotit, dhe vetëm i tiji. Perëndia i paqes u jep paqe të përsosur atyre zemrat e të cilëve qëndrojnë tek Ai. Përpara Rënies, Perëndia i fali njeriut kopshtin e Edenit si një vend të qetë ku të pushonte; por, vaj medet, sa shpejt që e prishi mëkati banesën e bukur të pafajësisë. Në ditën e zemërimit të përbotshëm, kur përmbytja fshiu një racë fajtore, familja e zgjedhur gjeti mbrojtje paqësisht në vendpushimin e arkës, duke lundruar kështu nga bota e vjetër nën dënim për në tokën e re të ylberit dhe besëlidhjes, duke simbolizuar Jezusin, arkën e shpëtimit tonë. Izraeli qëndroi i mbrojtur dhe i sigurt brenda banesave të spërkatura me gjak kur engjëlli shkatërrues i goditi të parëlindurit e Egjiptit; ndërsa në shkretëtirë, hija e shtyllës së resë dhe shkëmbi ujëburues u falën shtegtarëve të lodhur një pushim të ëmbël.

9 dhjetor, mëngjes – Pse nuk po marrin përgjigje lutjet e mia?

spurgeon dev 09 dhjetor am

Prandaj Zoti do të presë për t’ju dhënë hir. Isaia 30:18 Perëndia shpesh vonohet për t’u dhënë përgjigje lutjeve. Kemi disa shembuj të tillë në Bibël. Jakobi nuk e mori bekimin nga engjëlli derisa po zbardhte dita—madje iu desh të luftonte për të gjatë gjithë natës. Gruaja e përvuajtur sirofenikase nuk mori asnjë përgjigje për […]

8 dhjetor, mbrëmje – Dhuratat e përgatitura të Perëndisë

spurgeon dev 08 dhjetor pm

Kërko përmbushjen e premtimit; beso në të dhe siguro përmbushjen e tij! A nuk e ndien vallë se nuk ke qenë asnjëherë më parë kaq i vetëdijshëm për mëkatin tënd sa je tani? Ja, burimi i purpurt rrjedh ende, me gjithë efektshmërinë e vet, për ta larë mëkatin tënd. Nuk do të biesh kurrë në një situatë të tillë, në të cilën Krishti nuk të ndihmon dot. Asnjëherë nuk do të arrish në një situatë në jetën tënde frymërore, në të cilën Jezu Krishti nuk do të jetë i aftë ta përmbushë nevojën urgjente, sepse historia jote ka qenë plotësisht e paranjohur dhe Perëndia ka siguruar për atë histori në Jezusin.

8 dhjetor, mëngjes – Ec me Krishtin, i veshur në të bardha

spurgeon dev 08 dhjetor am

Ai që është bërë i pëlqyer në Perëndinë, do të veshë rrobat e bardha të gëzimit dhe haresë tek ecën në përbashkësi të bekuar me Zotin Jezus. Atëherë, përse vallë ka kaq shumë dyshime, kaq shumë mjerim dhe vajtim? Kjo ndodh ngaqë shumë besimtarë i ndotin teshat e tyre me mëkate dhe gabime, dhe për pasojë e humbasin gëzimin e shpëtimit të tyre dhe përbashkësinë përdëllyese me Zotin Jezus; ata nuk ecin në rroba të bardha këtu poshtë.

7 dhjetor, mbrëmje – Pasion për shpëtimin e shpirtrave

spurgeon dev 07 dhjetor pm

Lexues i dashur, a kemi jetuar unë dhe ti për të fituar shpirtra me po këtë ritëm? Vallë, a jemi rrokur tërësisht nga e njëjta dëshirë gjithëpushtuese? Nëse jo, përse jo? Jezui vdiq për mëkatarët. Vallë, a nuk mund të jetojmë për ta? Ku është zemërbutësia jonë? Ku është dashuria jonë për Krishtin nëse nuk e kërkojmë nderimin e Tij në shpëtimin e njerëzve? Zot Jezus, na mbush deri në grykë me një zell të pashuar për shpirtrat e njerëzve!

7 dhjetor, mbrëmje – Pasion për shpëtimin e shpirtrave

spurgeon dev 07 dhjetor pm

Lexues i dashur, a kemi jetuar unë dhe ti për të fituar shpirtra me po këtë ritëm? Vallë, a jemi rrokur tërësisht nga e njëjta dëshirë gjithëpushtuese? Nëse jo, përse jo? Jezui vdiq për mëkatarët. Vallë, a nuk mund të jetojmë për ta? Ku është zemërbutësia jonë? Ku është dashuria jonë për Krishtin nëse nuk e kërkojmë nderimin e Tij në shpëtimin e njerëzve? Zot Jezus, na mbush deri në grykë me një zell të pashuar për shpirtrat e njerëzve!