21 shtator, mëngjes – Kënaqësia e Perëndisë

Sa mbresëlënëse është gjuha me të cilën Ai e shpreh kënaqësinë që gjen te populli i Vet! Kujt mund t’ia merrte mendja se I Përjetshmi do t’ia merrte një kënge të tillë? E megjithatë është shkruar: “Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do të qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi” (Sofonia 3:17). Tek vështronte botën që kishte krijuar, Ai tha: “Është shumë mirë”; mirëpo, kur kundroi ata që janë blerë me gjakun e Jezusit, të zgjedhurit e Vet, dukej sikur zemra e pamasë e Të Pafundmit nuk mund të përmbahej dot më, por shpërtheu në britma hyjnore gëzimi.
20 shtator, mbrëmje – Reflektime në mbrëmje

Mirëpo, fitimi i shpirtrave është një punë pafundësisht më fisnike; si ka mundësi, pra, që heqim dorë kaq shpejt prej saj? Disave u falet privilegji për një mbrëmje të gjatë pleqërie të “blertë”; në qoftë se është kështu edhe për mua, le t’i shfrytëzoj aftësitë e mia për sa kohë që i kam, dhe t’i shërbej deri në orën e fundit të jetës Zotit tim të bekuar dhe besnik. Falë hirit të Tij do të vdes në krye të detyrës dhe do të heq dorë prej saj vetëm kur ta dorëzoj trupin tim. Të moshuarit mund t’i mësojnë të rinjtë, t’i gëzojnë të dobëtit dhe t’i inkurajojnë zemërlëshuarit. Nëse mugëtira e jetës do të ketë më pak pasion, duhet të ketë më shumë urtësi të qetë; prandaj, në mbrëmje, nuk do ta lë timen dorën të pushojë.
20 shtator, mëngjes – Çfarë duhet të bëjmë

Pastaj duhet të dëgjohet tingulli, e rëna e trumbetës. Duhen bërë përpjekje të zellshme për t’i mbledhur mëkatarët duke shpallur Krishtin e kryqëzuar. Çoje Ungjillin tek ata! Trokit me të te dyert e tyre; zërjua rrugën me të; mos i lër t’i shpëtojnë atij; bjeri borisë mu te veshët e tyre! Kujtoji vetes se, për kishën, britma e vërtetë e betejës është parulla e Gedeonit: “Shpata e ZOTIT dhe e Gedeonit!”. Ajo është vepër e Vetë Perëndisë; është Ai që duhet ta bëjë atë.
19 shtator, mbrëmje – Rrahja e zemrës sate apo lodhja jote?

Dhurata erdhi nga qielli, prandaj le t’i falet qiellit. Lutja e solli, mirënjohja këndoi mbi të—lëre përkushtimin që ta shenjtërojë! Ja ku do të jetë një rast i veçantë për të thënë: “Të kam kthyer atë që kam marrë nga dora Jote.” Lexues i dashur, a është lutja rrahja e zemrës sate apo lodhja jote? Cila është, pra, nga të dyja?
19 shtator, mëngjes – Liria

Eja me besim; ty të është hapur dera për të gjitha bekimet e besëlidhjes! Nuk ekziston asnjë premtim në Fjalën e Perëndisë, i cili do të të privohet. Të ngushëlloftë kjo liri kur të gjendesh në mundimet më të thella; ta gëzoftë zemrën kur të jesh i dërrmuar nga shkulmat e halleve; të përdëlleftë kur të të rrethojnë pikëllimet! Kjo është shenja e dashurisë së Atit tënd; ti je i lirë në të në çdo rast e situatë.
18 shtator, mbrëmje – E drejta për të udhëhequr

Le të kemi besim të plotë tek Udhëheqësi ynë, meqë e dimë se plani i Tij do të realizohet në çdo rrethanë, pavarësisht nëse jemi të pasur apo skamnorë, të sëmurë apo të shëndetshëm, nëse na duan të tërë apo të gjithë na përbuzin, dhe ai plan do të jetë për të mirën e kulluar dhe të vërtetë të çdo trashëgimtari të mëshirës. Për ne do të jetë bukur edhe kur t’i ngjitemi anës së errët të kodrës me Krishtin; madje edhe kur shiu edhe bora të na godasin fytyrën, e shtrenjta dashuri e Tij do të na bekojë shumë më tepër sesa ata që qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe ngrohin duart në zjarrin e botës. Kur Jezusi të na tërheqë, ne do të rendim pas Tij. Pavarësisht se ku na udhëheq, ne e ndjekim Bariun.
18 shtator, mëngjes – Dy gjëra

Mirëpo, mos kërko një jetë të shenjtë pa besim, sepse do të ishte njësoj sikur të ndërtoje një shtëpi e cila nuk do të shërbente si strehim i përhershëm, pasi nuk do të ishte themeluar mbi shkëmb! Besimi dhe jeta u ndërthurshin me njëra-tjetrën, dhe porsi dy këmbët e një harku, do ta bëjnë të qëndrueshme përshpirtshmërinë tonë.
17 shtator, mbrëmje – Nuk ka mrekulli të panevojshme

Vëllezër, konsiderojeni këtë varg si një mesazh nga Perëndia për ju! Bëni çdo përpjekje për t’i ndihmuar të tjerët dhe posaçërisht përpiquni t’i inkurajoni ata! Bashkëbisedoni ngrohtësisht me të riun që ju drejton pyetje me shqetësim; përpiquni me dashuri që t’ia largoni gurët pengues nga rruga! Me të gjetur një shkëndijë hiri në zemër, gjunjëzohuni në lutje dhe fryjini butësisht për ta kthyer në një zjarr! Lëreni besimtarin e ri ta zbulojë vështirësinë e shtegtimit pak nga pak, por tregojini atij edhe për fuqinë që gjendet në Perëndinë, për faktin se sa të sigurta janë premtimet e Tij dhe për dobitë e përbashkësisë me Krishtin!
17 shtator, mëngjes – Silli fëmijët e tu sot

Ndonjëherë, Zoti i lë njerëzit e Vet të përfundojnë me shpatulla pas murit, me qëllim që të mësojnë se sa i domosdoshëm është Ai për ta. Fëmijët jobesimtarë, duke na dëshmuar pafuqinë tonë përballë shthurjes së zemrave të tyre, na shtyjnë që të shkojmë tek i fuqishmi për të fituar forca të reja, dhe ky është një bekim i madh për ne. Cilado qoftë nevoja jonë këtë mëngjes, qoftë ajo si një rrymë e fortë, e cila na çon drejt oqeanit të dashurisë hyjnore! Jezusi e largon sa hap e mbyll sytë trishtimin tonë; Ai gjen kënaqësi kur na ngushëllon. Le të rendim drejt Tij teksa Ai pret të na takojë!
16 shtator, mbrëmje – Rebel më i madh se deti

Oh, sa mirë do të ishte sikur edhe natyra jonë t’i përshtatej vullnetit të Perëndisë sa një e njëmijta pjesë e tyre! Ne e quajmë detin të paqëndrueshëm e shtinjak, por sa i qëndrueshëm që është ai! Qysh prej ditëve të etërve tanë dhe edhe në kohët e lashta përpara tyre, deti ka qenë aty ku gjendet sot, duke i rrahur të njëjtët shkëmbinj me të njëjtën melodi. E dimë se ku ta gjejmë; ai nuk fshihet kurrë, dhe oshtima e tij e përhershme nuk shuhet asnjëherë; por ku është vallë njeriu, njeriu i paqëndrueshëm? Vallë, a mund ta marrë me mend njeriu i urtë se çfarë marrëzie tjetër do ta joshë atë larg bindjes hyjnore? Ja pse e meritojmë që të na ruajnë me roje, më tepër sesa deti i stuhishëm, ngaqë jemi edhe më kryengritës. Zot, na nënshtro për hir të lavdisë Sate! Amen.