26 shtator, mëngjes – Kisha e Perëndisë

Ky varg i bën aluzion edhe fitores. Mërsina është simboli i paqes dhe një emblemë domethënëse e triumfit. Balli i fitimtarëve kurorëzohej me mërsina dhe dafina; dhe a nuk është edhe kisha përjetësisht ngadhënjimtare? A nuk është çdo i krishterë më shumë sesa një fitimtar falë Atij që e deshi? Duke jetuar në paqe, a nuk bien të flenë shenjtorët në krahët e fitores?
25 shtator, mbrëmje – Burimi i urtësisë

Tundimi për një njeri me kulturë të lartë a me shumë shkollë është që të largohet nga e vërteta e thjeshtë e Krishtit të kryqëzuar dhe të shpikë, siç e thotë vetë termi, një doktrinë më intelektuale. Ishte pikërisht kjo prirje që i çoi kishat e krishtera të hershme drejt agnosticizmit dhe i yshti ato me lloj-lloj herezish.
25 shtator, mëngjes – Drejtësimi ynë

Prandaj, meqenëse Jezusi ka zënë vendin e besimtarit—duke i dhënë zemërimit hyjnor një barasvlerë të plotë për gjithçka që populli i Tij duhet të kishte vuajtur si pasojë e mëkatit—besimtari mund të klithë me ngadhënjim të lavdishëm: “Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë?” (Romakëve 8:33).
24 shtator, mbrëmje – Një paradoks

Kjo është një shenjë e lumtur. Jeta nuk është shuar ende, edhe pse mjerisht i është zënë fryma. Kur zemrat tona të rilindura përleshen me rëndesën e natyrës së vjetër, duhet t’i jemi mirënjohës hirit sovran që ruan pak forcë jetësore brenda trupit tonë vdekatar. Jezusi do t’i dëgjojë, do t’i ndihmojë dhe do t’i vizitojë zemrat tona; sepse zëri i zemrës së zgjuar është në të vërtetë zëri i Shumë të Dashurit tonë, që thotë: “Hapma derën!”. Zelli i shenjtë me siguri do ta shkyçë portën.
24 shtator, mëngjes – Mendo se çfarë flasin veprimet e tua

Mëso, pra, lexues i dashur, ta përlëvdosh Zotin duke mos i përdorur mjetet e tjera, atëherë kur përdorimi i tyre do ta çnderonte emrin e Zotit!
23 shtator, mbrëmje – Nuk ka “nëse”

Megjithatë, Jezu Krishti, pa i kërkuar që ta merrte mbrapsht atë “nëse”, me dashamirësi e vendosi atë në vendin e duhur. Duket sikur Ai po thoshte: “Në të vërtetë, nuk duhet të përdorësh asnjë “nëse” për sa i përket fuqisë Sime, as për sa i përket gatishmërisë Sime; “nëse”-ja qëndron diku tjetër. Nëse ti mund të besosh, ‘çdo gjë është e mundshme për atë që beson.’”
23 shtator, mëngjes – Objekte të kënaqësisë hyjnore

Gëzohu, pra, o besimtar, në këtë: ti je bërë i pëlqyer “në të Dashurin”! Ti shqyrton veten dhe thua: “Nuk ka asgjë të pëlqyeshme këtu!”. Mirëpo, hidhe vështrimin te Krishti dhe shiko nëse gjithçka nuk është e pëlqyer atje! Mëkatet e tua të turbullojnë; mirëpo, Perëndia i ka hedhur ato pas shpine, dhe ti je bërë i pëlqyer dhe i bekuar në të Drejtin. Ende të duhet të luftosh me prishjen dhe të përleshesh me tundimin, por ti tashmë je bërë i pëlqyer në Atë që i mposhti fuqitë e ligësisë. Mos e prish terezinë kur djalli të tundon—ai nuk mund të të shkatërrojë dot, sepse je bërë i pëlqyer në Atë që ia ka thyer kokën Qoftëlargut!
22 shtator, mbrëmje – Më i lartë se unë

Prandaj është edhe lutja e vargut. O Zot, Perëndia ynë, mësona rrugën e besimit dhe na udhëhiq në prehjen Tënde me anë të Frymës Sate të Shenjtë! Era na fluturon në det—timoni nuk i përgjigjet më dorës sonë të dobët; Ti dhe vetëm Ti mund të na drejtosh mbi cektinën mes shkëmbinjve nënujorë dhe të na çosh të sigurt drejt limanit të mirë. Ne jemi të varur krejtësisht në Ty—ne kemi nevojë që Ti të na sjellësh te Vetja. Udhëheqjen me urtësi dhe drejtimin drejt sigurisë e paqes, i kemi dhuratë prej Teje, dhe vetëm prej Teje. Prano t’i trajtosh me mirësi shërbëtorët e Tu sonte!
22 shtator, mëngjes – Ngazëllehu në atributet e Perëndisë

I krishteri zbulon se mund të ngazëllehet jo vetëm në natyrën e Perëndisë, por edhe në gjithçka që Ai ka bërë në të kaluarën. Psalmet na tregojnë se njerëzit e Perëndisë në kohët e lashta ishin të zellshëm për t’i ngritur lart veprat e Tij dhe për t’i thurur këngë secilës prej tyre. Kështu, edhe populli i Perëndisë sot, le të flasë për bëmat të Zotit! Le të tregojë për veprat e Tij të fuqishme dhe t’i “këndoj[ë] ZOTIT, sepse u lartësua shumë” (Eksodi 15:1)! Mos pushofshin kurrë së kënduari, sepse teksa mëshira të reja rrjedhin drejt tyre çdo ditë, kështu edhe ngazëllimi i tyre duhet të shfaqet me mirënjohje të vazhdueshme për bëmat plot dashuri të Zotit të provanisë dhe hirit!
21 shtator, mbrëmje – Ankth i shenjtë

Pra, në qoftë se je i njëjtë me njerëzit e Perëndisë, atëherë do të jesh bashkë me ta. Nuk mund të flakesh tej bashkë me mëkatarët, sepse je blerë me çmim tepër të shtrenjtë. Duke qenë i shpenguar nga gjaku i Krishtit, ti i përket Atij për jetë e mot, dhe aty ku është Ai, do të jenë edhe njerëzit e Tij. Perëndia të do kaq shumë, saqë nuk do të të lërë të flakesh tutje me të nëmurit. Vallë, a do të humbasë ndonjë person që është i dashur për Krishtin? E pamundur! Ferri nuk të mban dot! Ti i takon Qiellit! Beso në Krishtin, dhe mos ki frikë!