2 nëntor, mbrëmje – Indinjatë e brendshme

spurgeon dev 02 nëntor pm

Mëkati i bën të drejtët të dridhen, sepse shkel ligjin e shenjtë, të cilin çdo njeri e ka për detyrë dhe për privilegj ta zbatojë, dhe sepse rrëzon shtyllat e një kombi. Besimtari tmerrohet nga mëkati që sheh te të tjerët, sepse bëhet i vetëdijshëm për poshtërsinë e zemrës së vet: në fakt, tek e sheh një shkelës të bjerë, atij i kujtohet dobësia dhe cenueshmëria e tij: “Ai ra sot, por nesër mund të jetë radha ime.” Mëkati është një gjë e tmerrshme për besimtarin, sepse Shpëtimtari i Tij u kryqëzua për shkak të tij, dhe në çdo paudhësi, ai sheh vetëm gozhdët e heshtën. Sa shumë duhet të shqetësohemi kur i krishteri mëson ta tolerojë mëkatin, në vend që të arratiset prej tij me neveri.

2 nëntor, mëngjes – I pandikuar nga ndryshimi

spurgeon dev 02 nëntor am

Dashuria e Tij nuk ndryshon kurrë. I ka dashur të Vetët me “një dashuri të përjetshme” (Jeremia 31:3); edhe tani i do ata po aq shumë sa i ka dashur më parë, madje edhe kur vetë krijimi të jetë çliruar nga skllavëria e prishjes, dashuria e Tij do të vazhdojë.

1 nëntor, mbrëmje – Marrëzia e dyshimit

spurgeon dev 01 nëntor pm

Të gjithë gjendeshin të sigurt brenda arkës, lavdi Perëndisë; asnjë e keqe nuk mund t’i zinte ata. Nga elefanti i madh e deri te miu i vogël, të gjithë ishin të sigurt brenda arkës. Lepuri i ndruajtur ishte po aq i sigurt sa edhe luani guximtar, qengji i dobët ishte po aq i mbrojtur sa edhe kau punëtor. Të gjithë janë të sigurt në Jezusin. Po ti, shpirti im, a je strehuar në Të?

1 nëntor, mëngjes – Një pyetje që duhet shqyrtuar

spurgeon dev 01 nëntor am

Në një familje-kishë, adhurimi familjar duhet të jetë tepër i përkushtuar dhe me gjithë shpirt; dashuria mes anëtarëve të saj duhet të jetë edhe më e ngrohtë dhe e pandërprerë, ndërsa sjellja në publik duhet të jetë më e shenjtëruar dhe më e ngjashme me atë të Krishtit. Nuk duhet të druhemi se mos numri i vogël i anëtarëve të kishës sonë na lë jashtë listës së kishave, sepse ja ku kemi një familje-kishë që është regjistruar falë veprës së Frymës së Shenjtë në librin e frymëzuar të kujtimit.

31 tetor, mbrëmje – Në gjendjen time të rënë

spurgeon dev 31 pm

Shpirti im, në qoftë se Jezusi të pranoi në gjendjen e poshtme ku ndodheshe, sigurohu që të identifikohesh me Të dhe kauzën e Tij tani që të rrethojnë pasuritë dhe bollëku! Mos të të rritet mendja nga sukseset e kësaj bote dhe mos ki turp për të vërtetën ose për kishën e gjorë pjesë e së cilës je bërë! Ndiqe Jezusin edhe në mes të shkretëtirës: mbaje kryqin tënd përkrah Tij edhe mes flakëve të përndjekjes! Ai të pranoi ty, o shpirti im, në mes të varfërisë dhe turpit—mos u trego kurrë aq tradhtar, sa të turpërohesh me Të! O e ngrënça me bukë turpin në mendofsha se mund të turpërohem me Shumë të Dashurin tim! Jezus, shpirti im ngjitet pas Teje!

31 tetor, mëngjes – Shpresë për besëshkelësin

spurgeon dev 31 am

Ngulmo në lutje; jeto vazhdimisht me Fjalën e Perëndisë; vriti epshet që e kanë larguar Zotin prej teje; bëj kujdes që të jesh vigjilent ndaj kryengritjeve të ardhshme të mëkatit! Zoti i ka caktuar rrugët e Tij; ulu buzë tyre dhe do të jesh gati kur Ai të kalojë andej pari. Ngulmo në të gjitha ato mjete të bekuara hiri, të cilat do t’i ushqejnë e mëkojnë hiret e tua që po japin shpirt; dhe duke e ditur se gjithë fuqia duhet të rrjedhë prej Tij, mos pusho së thirruri: “Përtëri tek unë një frymë të patundur!”.

30 tetor, mbrëmje – Një kopsht tjetër

spurgeon dev 30 pm

Nuk ka zë tjetër që mund të më kënaqë. E njoh zërin Tënd, prandaj nuk mund të më mashtrojë asnjë tjetër; lejomë që ta dëgjoj sërish, të përgjërohem! Nuk e di se çfarë do të thuash, dhe as kam ndonjë kusht për të ta vënë, o I Dashuri im; por mjafton që të të dëgjoj tek më flet, madje edhe sikur të më qortosh, do të të bekoj për këtë. Mbase pastrimi i veshëve të mi të shurdhër mund të kërkojë një operacion që shkakton shumë dhimbje, por sado i lartë qoftë çmimi që duhet të paguaj, unë kam veç një dëshirë të zjarrtë—dua të dëgjoj zërin Tënd.

30 tetor, mëngjes – Rëndësia e falënderimit

spurgeon dev 30 am

Lavdërimi është detyra më qiellore e të krishterit. Engjëjt nuk luten, por ata nuk pushtojnë së lëvduari ditë e natë Zotin; ndërsa të shpenguarit, të veshur me petka të bardha, duke mbajtur degë palmash në duar, nuk lodhen kurrë së kënduari këngën e re: “I denjë është Qengji” (Zbulesa 5:12).

29 tetor, mbrëmje – A e sheh Atë?

spurgeon dev 29 pm

Dishepujt duhet ta kishin njohur Jezusin; ata e kishin dëgjuar kaq shpesh zërin e Tij dhe e kishin kundruar kaq shpesh fytyrën e Tij të shpërfytyruar, saqë mbetemi pak të habitur për faktin që nuk e njohën dot. Mirëpo, a nuk po ndodh edhe me ty një gjë e tillë? Ti nuk e ke parë Jezusin kohët e fundit. Ke qenë te tryeza e Tij, por nuk e ke takuar atje. Sonte të ka mbërthyer një shqetësim i zymtë, dhe megjithëse Ai të thotë shkoqur: “Jam Unë, mos ki frikë”, prapëseprapë, nuk mund ta njohësh dot. Mjerisht, sytë na janë penguar. E njohim zërin e Tij, e kemi parë fytyrën e Tij, kemi pushuar kokën mbi supin e Tij dhe, prapëseprapë, megjithëse Krishti gjendet shumë afër nesh, vazhdojmë të themi: “Ah, sikur të dija ku ta gjeja!”.

29 tetor, mëngjes – Si lutemi?

spurgeon dev 29 am

Si rezultat i gjithë kësaj, vijon një shpallje lavdërimi ngadhënjimtar: “Sepse jotja është mbretëria dhe fuqia, dhe lavdia, përjetë. Amen.” Ne gëzohemi, sepse Mbreti ynë sundon në provani dhe do të mbretërojë në hir, nga lumi e deri në skajet e dheut, dhe sundimi i Tij nuk do të ketë kurrë mbarim. Dhe kështu nga pikënisja e ndjesisë së birësimit dhe deri te përbashkësia me Zotin që mbretëron, shpirti udhëhiqet prej këtij modeli të shkurtër lutjeje. Zot, mësona, pra, që të lutemi kështu!