25 dhjetor – Hiri: nota dominuese e Krishtlindjes

Në ungjillin sipas Gjonit nuk ka një histori tradicionale Krishtlindjeje për lindjen e Jezusit. Kujtoni se si fillon: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi” (Gjoni 1:1). Në vend që ta vendosë historinë e Krishtlindjes dhe shpjegimin e saj në fillim të ungjillit, Gjoni e ndërthur historinë e Krishtlindjes me qëllimin e Krishtlindjes përgjatë ungjillit të tij.
24 dhjetor – Kënaqu me të gjitha premtimet e Perëndisë!

Krishti është “po-ja” e gjithë premtimeve të Perëndisë, prandaj nëse i besoni Atij, të gjitha premtimet kanë për të qenë trashëgimia juaj. Mikea tashmë e ka bërë të qartë se Krishti do të sigurojë për ne premtimet e Perëndisë. Si na e tregoi Mikea këtë gjë?
23 dhjetor – Nevoja jonë më e madhe në Krishtlindje

“Ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës”, premton Mikea. Nuk ka për të pasur xhepa rezistence që nuk do të nënshtrohen. Siguria jonë nuk do të kërcënohet nga ndonjë forcë e huaj. Çdo gju do të përkulet dhe çdo gjuhë do ta rrëfejë Atë si Zot. E gjithë toka do të mbushet me lavdinë e Tij.
22 dhjetor – Diçka për të cilën ia vlen të këndosh

Këtu shohim se Krishtlindja do të thotë dy gjëra. Së pari, do të thotë zëvendësimi i hijeve të Dhiatës së Vjetër me realitetin. Tempulli dhe sakrificat, priftëria, festat, ligjet e ushqimeve ishin të gjitha hije dhe kopje të realitetit në qiell. Ky realitet është Jezu Krishti dhe vepra e Tij si Kryeprifti ynë, si sakrifica jonë dhe si fokusi i adhurimit tonë. Jezusi i përmbush dhe i zëvendëson hijet e Dhiatës së Vjetër.
21 dhjetor – Përgatitu për të parë Krishtlindjen

Vepra absolutisht e pazëvendësueshme e Perëndisë në zbulimin e Birit të tij—si atëherë për Pjetrin, ashtu edhe tani për ju dhe mua—nuk i shton asaj që tashmë shohim dhe dëgjojmë te vetë Jezusi, por hap sytë e zemrës tonë për të shijuar dhe për të parë lavdinë e vërtetë hyjnore që gjendet në Jezusin.
20 dhjetor – Prano pajtimin e Tij

Praktikisht si e pranojmë pajtimin dhe si ngazëllohemi në Perëndinë? Përgjigjja: Përmes Jezu Krishtit. Kjo do të thotë, të paktën pjesërisht, që portretin e Jezusit në Bibël, fjalët dhe veprat e Jezusit të portretizuara në Dhiatën e Re, t`i bëjmë përmbajtjen thelbësore të ngazëllimit tonë në Perëndinë. Ngazëllimi që si përmbajtje nuk ka vetë Krishtin, nuk e nderon Krishtin.
19 dhjetor – Dhurata të cilën s’mund ta blini dot

Perëndia nuk dëshiron që t’i shërbejmë në ndonjë mënyrë, e cila nënkupton se ne jemi duke plotësuar nevojat e Tij, duke e mbështetur Atë apo duke i ofruar diçka, të cilën Ai tashmë nuk e zotëron sipas të drejtës së Tij. “Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?” (Romakëve 11:35). “Po të kisha uri, nuk do ta thosha; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat” (Psalmi 50:12).
18 dhjetor – Të zhgënjyer butësisht dhe në mënyrë të hirshme

Historia e kthimit në besim të Martin Luterit, ilustron një çështje. Gati sa s`e kishte vrarë rrufeja dhe i bëri një betim Perëndisë se do të bëhej murg. E megjithatë, si murg, ai ishte krejtësisht i paaftë të gjente paqe me Perëndinë. Martin Luteri e kërkoi Perëndinë në çdo mënyrë, ashtu si e mësonte kisha e asaj kohe—me vepra të mira, përmes meritave të shenjtorëve, në procesin e rrëfimit dhe faljes,
17 dhjetor – Ai erdhi për të shërbyer

Jezusi pret që dishepujt e Tij veprojnë radikalisht ndryshe nga mënyra e zakonshme e veprimit të njerëzve. Ata duhet t’i shërbejnë njëri-tjetrit dhe jobesimtarëve. Në atë shërbim, ata duhet të pinë kupën e çfarëdo lloj vuajtjeje që do t’iu kërkohet. Sigurisht që do t`u kushtojë.
16 dhjetor – Çliruar për të qenë pjesë e familjes së Perëndisë

Me fjalë të tjera, shpengimi, apo çmimi na çliron që të jemi pjesë e familjes së Perëndisë. Ne ishim larguar dhe e kishim shitur veten në skllavëri. Ndaj Perëndia pagoi një çmim dhe na shpengoi nga skllavëria, dhe na futi në shtëpinë e Atit. Për ta bërë këtë gjë, Biri i Perëndisë duhej të bëhej njeri, në mënyrë që të mund të vuante dhe të vdiste në vendin tonë, për ta paguar çmimin.