19 qershor, mbrëmje – Jemi të Tijtë

spurgeon dev 19 qershor pm

Këtu flitet gjithashtu për “malet që na ndajnë” ose “malet e thepisura”, dhe për dashurinë tonë nuk ka gjë më të hidhur sesa ndarja. Shumë i dashur, ka shumë gjasa që kjo të jetë gjendja jote frymërore sot. Nuk e vë aspak në dyshim shpëtimin tënd, sepse e di që Krishti është yti, por ti nuk po feston bashkë me Të. Ti e di se jeta jote është në Të, pra, nuk ke asnjë hije dyshimi se je i Tiji dhe se Ai është yti, por, megjithatë, dora e Tij e majtë nuk është poshtë kokës sate dhe as e djathta e Tij nuk të përqafon. Një hije trishtimi zgjatet mbi zemrën tënde, ndoshta për shkak të vuajtjeve, sigurisht që nga mungesa e përkohshme e Zotit tënd, saqë edhe kur shpall: “Unë jam i tiji”, je i detyruar të biesh në gjunjë dhe të lutesh: “Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im.”

19 qershor, mëngjes – Bekimet e Frymës

spurgeon dev 19 qershor am

Të pasura do të ishin bekimet e ditës së sotme nëse të gjithë ne do të ishim të mbushur me Frymën e Shenjtë. Do të ishte e pamundur të mbivlerësoheshin rezultatet e kësaj mbushjeje të shenjtë të shpirtit tonë. Jeta, ngushëllimi, drita, dëlirësia, fuqia, paqja dhe shumë bekime të tjera janë të pandashme nga prania dashamirëse e Frymës.

18 qershor, mbrëmje – Kopshti i Krishtit

spurgeon dev 18 qershor pm

Zemra e besimtarit është kopshti i Krishtit. Ai e bleu me gjakun e Tij të çmuar, dhe Ai hyn atje dhe e shpall si të Vetin. Një kopsht nënkupton një vend të ndarë. Nuk është një fushë e hapur; nuk është një shkretëtirë; ai është i rrethuar me mure apo me gardh me shkurre. Ah, sa mirë do të ishte sikur ta shikonim murin e ndarjes në mes kishës dhe botës të bëhej gjithnjë e më i gjerë e më i fortë! Trishtohesh kur i dëgjon të krishterët të thonë: “E po ç’të keqe ka në këtë; nuk ka asnjë të keqe në atë”, duke u bërë kështu gjithnjë e më të ngjashëm me botën. Hiri prek vërtet pikën më të ulët në shpirtin që gjithmonë guxon të shtrojë pyetjen se deri në ç’pikë mund të përshtatet me këtë botë.

18 qershor, mëngjes – Jezusi, Shpengimtari yt

spurgeon dev 18 qershor am

Ai na lë trashëgim grazhdin e Tij, prej të cilit mësojmë se si Perëndia zbriti poshtë te njeriu, por edhe Kryqin e Tij për të na mësuar se si mund të ngjitet njeriu lart deri te Perëndia. Të gjitha mendimet, emocionet, veprimet, fjalët, mrekullitë dhe lutjet e Tij ndërmjetësuese ishin për ne. Ai eci përgjatë udhës së pikëllimit në vendin tonë, dhe na ka lënë si trashëgimi hyjnore rezultatin e plotë të të gjitha mundimeve të jetës së Tij. Ai është tani po aq yni sa do të jetë ndonjëherë; dhe nuk heziton të njihet anembanë si “Zoti ynë Jezu Krisht”, megjithëse është i vetmi dhe i lumi Sundimtar, Mbreti i mbretërve, Zoti i zotërve. Kudo dhe në çdo mënyrë, Krishti është yni, për t’u gëzuar për jetë e mot dhe sa më shumë të jetë e mundur.

17 qershor, mbrëmje – Premtime të përmbushura

spurgeon dev 17 qershor pm

Për më tepër, pusi u kthye në një kërkesë lutjeje: “Buro, o pus!”. Duhet ta kërkojmë me ngulm atë që Perëndia është zotuar të na japë, sepse përndryshe duket sikur nuk kemi as dëshirë dhe as besim. Le të lutemi këtë mbrëmje që leximi i Shkrimeve dhe koha jonë e qetë të mos jenë një formalitet i thjeshtë, por një kanal hiri për shpirtrat tanë. Veproftë Perëndia Frymë e Shenjtë në ne me gjithë fuqinë e Tij të pushtetshme, duke na mbushur me gjithë plotësinë e Perëndisë! Së fundi, pusi ishte fryti i punës së lodhshme. “Pusit … fisnikët e popullit e kanë gërmuar … me bastunët e tyre.” Zoti dëshiron që të jemi aktivë në sigurimin e hirit. Pajisjet tona nuk bëjnë për të gërmuar në rërë, por duhet t’i përdorim me gjithë aftësinë tonë. Lutja nuk duhet shpërfillur; populli i Perëndisë nuk duhet të heqë dorë nga të mbledhurit së bashku; mjetet e hirit nuk duhen shpërfillur. Zoti do të na e japë paqen e Tij me shumë bujari, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë nëse rrimë duarkryq. Prandaj, le ta nxisim njëri-tjetrin për ta kërkuar Atë, në të cilin i gjejmë të gjitha burimet tona të freskëta dhe gurgulluese.

17 qershor, mëngjes – Një lutje

spurgeon dev 17 qershor am

Vini re çiltërsinë, qartësinë e perceptimit dhe mënyrën karakteristike të të shprehurit në këtë lutje dyfjalëshe, të cilat e dallojnë nga përçartjet fjalëshumë të disa prej atyre që shpallin se janë besimtarë. Psalmisti e mban frymën te Perëndia i Tij me një lutje të mirëmenduar; Ai e di se çfarë kërkon dhe di se ku ta gjejë atë. Zot, mësona edhe ne të lutemi në të njëjtën mënyrë të çiltër!

16 qershor, mbrëmje – Dritë në errësirën tonë

spurgeon dev 16 qershor pm

Pas kthimit tonë në besim, Perëndia ynë është gëzimi, ngushëllimi, udhëheqësi, mësuesi ynë dhe, në të gjitha kuptimet e mundshme, edhe drita jonë: Ai është drita brenda nesh, drita përreth nesh, drita që rrezaton prej nesh, si dhe drita që do të na zbulohet. Vini re, nuk thuhet vetëm që Zoti jep dritë, por thuhet se Ai është dritë; nuk thuhet se Ai fal shpëtim, por që Ai është shpëtim. Prandaj, ai që me anë të besimit është kapur fort pas Perëndisë, i zotëron të gjitha bekimet e besëlidhjes. Duke qenë se ky është një fakt i sigurt, thelbi i tij shprehet në formën e një pyetjeje: “Nga kush do të kem frikë?”. Kjo është një nga ato pyetje që e kanë përgjigjen brenda vetes. Nuk duhet pasur frikë nga fuqitë e errësirës, sepse Zoti, drita jonë, i shkatërron ato; po ashtu nuk duhet t’i druhemi mallkimit të ferrit, sepse Zoti është shpëtimi ynë.

16 qershor, mëngjes – Rreziku i mosbesimit

spurgeon dev 16 qershor am

I krishterë, mundësia që ti të harroheshe apo të humbisje, është diçka që bie ndesh me të gjitha premtimet e Fjalës së çmuar të Perëndisë. Nëse një gjë e tillë do të ishte e mundur, atëherë si mund të konsiderohej i vërtetë Ai që ka thënë: “A mundet një grua të harrojë foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj” (Isaia 49:15). E ç’vlerë do të kishte atëherë ky premtim: “Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje, as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet, thotë ZOTI, që ka dhembshuri për ty” (Isaia 54:10)? A do të ishin vallë të vërteta fjalët e Krishtit: “Unë u jap atyre jetë të përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m’i ka dhënë, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim” (Gjoni 10:28-29)? Po doktrinat e hirit ç’vlerë do të kishin vallë? Të gjitha do të binin poshtë si gënjeshtra, sikur edhe një fëmijë i vetëm i Perëndisë të humbiste. Ç’vlerë do të kishin vërtetësia e Perëndisë, nderi i Tij, fuqia, hiri, besëlidhja dhe betimi i Tij, në qoftë se ndonjë prej atyre për të cilët vdiq Krishti dhe që kanë besuar në Të, gjithsesi do të flakej tutje?

15 qershor, mbrëmje – Ai vendos para teje një derë të hapur

spurgeon dev 15 qershor pm

Kushtoji vëmendje shëmbëlltyrës së predikuesit dhe mbaje mend! Mbreti i madh ka shtruar një gosti, dhe i ka shpallur botës se askush nuk mund të vijë e të marrë pjesë në të pa sjellë me vete lulen më të bukur që ka çelur ndonjëherë. Mijëra shpirtra njerëzish paraqiten te dyert e pallatit mbretëror, dhe secili prej tyre sjell lulen që e çmon si mbretëreshën e kopshtit të vet; por ata dëbohen turma-turma nga prania mbretërore, dhe nuk hyjnë në sallat festive. Disa mbajnë në dorë shprohën e besëtytnisë, disa të tjerë lulëkuqet e kapardisura të fesë së rreme, ose kakutën e vetëdrejtësisë; mirëpo, këto lule nuk i pëlqejnë fare Mbretit të tyre, dhe kështu, ata që i mbajnë ato, mbeten përjetësisht jashtë portave të margaritarta.

15 qershor, mëngjes – A je duke qeshur?

spurgeon dev 15 qershor am

Dëshira ime është që të gjithë ata që dëgjojnë për shpëtimin tim mbresëlënës nga ferri dhe vizitën më të bekuar që m’u bë nga qielli, të qeshin nga gëzimi bashkë me mua. Dua ta habis familjen me paqen time të pambarim; dua t’i kënaq miqtë e mi me lumturinë time gjithnjë në rritje; dua ta ndërtoj kishën me rrëfimet e mia plot mirënjohje, dhe madje dua t’i lë mbresa botës me frymën gazmore të bisedave të mia.