16 dhjetor, mbrëmje – Na ndihmo të kuptojmë

spurgeon dev 16 dhjetor pm

Ai që u var mbi kryq, na kishte njohur që më parë për njerëzit mosbesues, besëshkelës, zemërftohtë, indiferentë, të pakujdesshëm e të plogësht në lutje që ishim, megjithatë tha: “Unë jam ZOTI, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.” Sa i mrekullueshëm dhe i lavdishëm që është ky shpengim, kur mendojmë se sa të mëkatshëm që jemi! O Frymë e Shenjtë, na jep që këtej e tutje vesh që dëgjojnë dhe zemra që kuptojnë!

16 dhjetor, mëngjes – Britma e besimit të krishterë

spurgeon dev 16 dhjetor am

Veç kësaj, kjo nuk është vetëm thirrja që Krishti të drejton ty, por nëse je besimtar, është edhe thirrja jote drejtuar Krishtit—“Eja! Eja!”. Do ta presësh me kaq ëndje kthimin e Tij, sa do të thuash: “Eja, Zoti Jezus; po, eja sa më shpejt.” Do të dëshirosh një përbashkësi më të afërt dhe më të ngushtë me Të. Ndërsa zëri i Tij të drejtohet ty duke të thënë: “Eja”, përgjigjja jote ndaj Tij do të jetë: “Eja, Zot, dhe qëndro me mua. Eja dhe zaptoje fronin e zemrës sime; mbretëro këtu pa pasur asnjë rival, dhe shenjtëromë tërësisht për shërbimin Tënd”.

15 dhjetor, mbrëmje – Mbahu fort pas Jezusit

spurgeon dev 15 dhjetor pm

Vetë Zoti e ka hedhur themelin e shpresave të popullit të Vet. Është një çështje serioze të hetojmë nëse shpresat tona janë ndërtuar mbi një bazë të tillë. Veprat e mira dhe ritet nuk janë themel safiri, por themel druri, sane dhe kashte; dhe as nuk janë hedhur nga Perëndia, por nga mashtrimi i mendjes sonë. Edhe pak dhe themelet do të vihen në sprovë: Mjerë ai, kulla e lartë e të cilit do të rrëzohet me zhurmë, për shkak se është ngritur mbi një themel rëre. Ai që është ndërtuar mbi një themel safiri, mund të përballet me stuhinë apo zjarrin me besim, sepse do t’i qëndrojë sprovës.

15 dhjetor, mëngjes – Zemra të lidhura me Jezusin

spurgeon dev 15 dhjetor am

Të bekuara mes grave do të jenë ato që, për hir të Krishtit, heqin dorë nga gjithçka; mirëpo, të harruara, dhe më keq se të harruara, do të jenë ato të cilat, në orën e ngasjes, shkelin mbi ndërgjegjen e tyre dhe kthehen te bota. Le të mos kënaqemi këtë mëngjes me një formë përkushtimi, e cila mund të mos jetë më e mirë se puthja e Orpahut, por punoftë Fryma e Shenjtë në ne, që të lidhemi me gjithë zemër pas Zotit tonë Jezu Krisht!

14 dhjetor, mbrëmje – Paradoksi i krishterimit

spurgeon dev 14 dhjetor pm

Të dashur, sa bekim i madh që është kur shpirti mund të shtrihet mbi kryqin e Krishtit dhe të thotë: “Kam vdekur; më ka vrarë ligji, dhe si rrjedhojë, tani jam i lirë nga fuqia e tij, sepse në Krishtin e kam mbartur mbi vete mallkimin, dhe në personin e Zëvendësuesit tim është ekzekutuar mbi mua çdo dënim që parashikonte ligji, sepse edhe unë vetë jam kryqëzuar me Krishtin”.

14 dhjetor, mëngjes – Nga një forcë te tjetra

spurgeon dev 14 dhjetor am

Merakmëdhenjtë ulen diku dhe shqetësohen për të ardhmen. “Vaj medet”, thonë ata, “ne kalojmë nga një vuajtje te tjetra.” Kjo është shumë e vërtetë, o njeri besimpak; por gjithashtu po kalon nga një forcë te tjetra! Nuk ke për të gjetur asnjë deng me vuajtje, në të cilin të mos ketë diku hir të mjaftueshëm. Perëndia do të të japë forcën e pjekurisë bashkë me barrën që është caktuar për shpatulla të forcuara.

13 dhjetor, mbrëmje – Kërko shumë hir

spurgeon dev 13 dhjetor pm

Besimtar, a dëshiron ethshëm të shohësh pasardhës frymërorë? Mos lejo që dielli të perëndojë sot pa iu përgjëruar Perëndisë, që ta shfaqë forcën e Tij në këtë gjë. Përgjëroju Atij: “Më bëj me fëmijë, përndryshe unë do të vdes.”

13 dhjetor, mëngjes – Më tepër hir sjell më tepër gëzim

spurgeon dev 13 dhjetor am

Besimtar, shko te froni për një nozullim të madh kripe qiellore! Ajo do t’i lezetojë pikëllimet e tua, të cilat nuk kanë shije pa të; do ta ruajë zemrën tënde, e cila prishet në mungesë të kripës; por edhe do t’i vrasë mëkatet e tua, siç i vret kripa zvarranikët. Të nevojitet shumë; kërko shumë dhe do të marrësh shumë.

12 dhjetor, mbrëmje – Udhët e Perëndisë janë të përjetshme

spurgeon dev 12 dhjetor pm

Besimtar, ja ku ke një të vërtetë të trishtueshme! Ti je i dashuri i Zotit, i shpenguar nga gjaku, i thirrur nga hiri, i ruajtur në Krishtin Jezus, i pranuar në Të Dashurin, je rrugës për në qiell, megjithatë, “ke vepruar me mashtrim” kundër Perëndisë, mikut tënd më të mirë; ke vepruar me mashtrim kundër Jezusit, të cilit edhe i përket; ke vepruar me mashtrim kundër Frymës së Shenjtë, me anë të të cilit je rilindur në jetë të përjetshme!

12 dhjetor, mëngjes – I përjetshmi

spurgeon dev 12 dhjetor am

Këtë mëngjes, le të shkojmë tek Ati qiellor me besim, duke kujtuar që Jezu Krishti është i njëjtë dje, sot dhe përjetë, dhe se në Të, Zoti tregohet përherë i hirshëm ndaj popullit të Vet.