15 shtator, mbrëmje – Afërsia me Perëndinë

Ç’gjendje sigurie dhe privilegji që është kjo afërsi me Perëndisë përmes Jezu Krishtit! Po ti, a e ke përjetuar këtë? Nëse po, a po jeton në fuqinë e saj? Kjo afërsi është e mrekullueshme, por megjithatë do të pasohet nga një afërsi edhe më të madhe, kur të thuhet: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij” (Zbulesa 21:3). O Zot, shpejtoje ardhjen e asaj dite!
15 shtator, mëngjes – Lajme të këqija?

I krishterë, nuk ke pse t’i trembesh ardhjes së lajmeve të këqija; sepse, nëse edhe ti shqetësohesh prej tyre, ti nuk dallon nga njerëzit e tjerë. Ata nuk e kanë Perëndinë tënd, tek i cili të gjejnë strehë; nuk e kanë shijuar kurrë besnikërinë e Tij ashtu si ti, prandaj nuk është për t’u habitur që kruspullohen nën peshën e halleve dhe dridhen nga frika. Ndërsa ti shpall se i takon një fryme tjetër, ti ke rilindur në një shpresë të gjallë dhe zemra jote jeton e lidhur ngushtë me gjërat e qiellit dhe jo me gjërat e kësaj bote. Tani, nëse edhe ti hutohesh nga këto gjëra si të tjerët, ç’vlerë ka, pra, hiri që pretendon se ke marrë? Ku qëndron dinjiteti i asaj natyre të re të cilën pretendon se e zotëron?
14 shtator, mbrëmje – Të vajtosh për mëkatin

A e dallon vlerën e këtij rrëfimi të mëkatit që vjen si rrjedhojë e veprës së hirit? Kjo duhet të çmohet mbi gjithçka, sepse, sa herë që bëhen rrëfime të përnjëmendta e të hirshme, mëshira jepet falas—jo për shkak se rrëfimi dhe pendimi meritojnë mëshirë, por për hir të Krishtit. Bekuar qoftë Perëndia! Ka gjithmonë shërim për zemërthyerit; burimi gurgullon pa ndërprerje për të na pastruar nga mëkatet tona. Me të vërtetë, o Zot, Ti je një Perëndi që është “i gatshëm që të falë” (Nehemia 9:17). Prandaj, ne do t’i pranojmë përulësisht paudhësitë tona.
14 shtator, mëngjes – Përballu me atë që u përball ai

U bëftë Jezusi spiranca, timoni, fari, barka e shpëtimit dhe limani i zemrave tona! Kisha e Tij është anija flamurtare e Admiralit; le t’i ndjekim manovrat e saj dhe t’i gëzojmë oficerët e saj me praninë tonë. Ai Vetë është forca e madhe tërheqëse; le t’i ndjekim gjithmonë gjurmët e Tij, t’u kushtojmë vëmendje sinjaleve të Tij, të drejtohemi nga harta e Tij, dhe të mos kemi frikë për asnjë çast, për sa kohë që Ai është pranë! Asnjë anije e flotiljes nuk do të pësojë lundërthyerje; Kapiteni i madh do ta drejtojë çdo anije në siguri të plotë drejt limanit të dëshiruar.
13 shtator, mbrëmje – Ky njeri

Kur Jezusi i pranon mëkatarët, Ai nuk ka një vend pritjeje jashtë mureve të shtëpisë apo ndonjë shesh publik ku Ai i trajton ata me bamirësi, në mënyrën që njerëzit trajtojnë lypsarët që kalojnë andej pari, por Ai hap dyert e arta të zemrës së Vet mbretërore dhe e pranon mëkatarin në zemrën e Tij. Ai e pranon të penduarin e përulur në një bashkim personal dhe e bën atë pjesëtar të trupit, mishit dhe kockave të Tij. Nuk ka pasur kurrë një pritje të tillë si kjo! Ky fakt është i vërtetë. Madje edhe këtë mbrëmje, Ai ende i pranon mëkatarët: lutja jonë është që mëkatarët ta pranojnë Atë.
13 shtator, mbrëmje – Ky njeri

Kur Jezusi i pranon mëkatarët, Ai nuk ka një vend pritjeje jashtë mureve të shtëpisë apo ndonjë shesh publik ku Ai i trajton ata me bamirësi, në mënyrën që njerëzit trajtojnë lypsarët që kalojnë andej pari, por Ai hap dyert e arta të zemrës së Vet mbretërore dhe e pranon mëkatarin në zemrën e Tij. Ai e pranon të penduarin e përulur në një bashkim personal dhe e bën atë pjesëtar të trupit, mishit dhe kockave të Tij. Nuk ka pasur kurrë një pritje të tillë si kjo! Ky fakt është i vërtetë. Madje edhe këtë mbrëmje, Ai ende i pranon mëkatarët: lutja jonë është që mëkatarët ta pranojnë Atë.
13 shtator, mëngjes – Hir prej së larti

Hiri mund të krahasohet me shiun për dëlirësinë e tij, për ndikimin e tij freskues e rigjallërues, për faktin që bie nga qielli, si edhe për sovranitetin me të cilin jepet ose tërhiqet. Rënçin mbi lexuesit tanë shira bekimesh dhe u mbushçin me ujë burimet! Oh, ç’janë mjetet e hirit dhe sakramentet pa buzëqeshjen e qiellit! Ato janë si re pa shi ose si pellgje pa ujë. O Perëndi i dashurisë, hapi dritaret e qiellit dhe derdh një bekim mbi ne!
12 shtator, mbrëmje – Plot me mëshirë

Besimi ngadhënjen mbi sprovat. Kur arsyeja i ka këmbët të lidhura nën vargonj në qelitë e thella të burgut, besimi i bën muret e birucës të tingëllojnë nga notat e tij të gëzueshme tek thërret: “Unë do të këndoj dashamirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o ZOT”.
12 shtator, mëngjes – Xhelozia e Perëndisë për besimtarët

Qoftë kjo xhelozi që do të na mbajë afër Krishtit edhe një ngushëllim për ne, sepse në qoftë se Ai na do aq sa t’i interesojë dashuria jonë, mund të jemi të sigurt se nuk do të lejojë që asgjë të na bëjë keq dhe do të na mbrojë nga tërë armiqtë tanë. Oh, paçim hir sot që ta ruajmë dëlirësinë e shenjtë të zemrave tona vetëm për Krishtin, duke i mbyllur sytë me xhelozi të shenjtë përpara të gjitha joshjeve të botës!
11 shtator, mbrëmje – Mos vendosni asnjë gur pengese

Ata do të thërrasin me ngazëllim të pashoq: “Pa shiko! Shiko se si veprojnë këta të krishterët! Ata janë hipokritë në sytë e të gjithëve.” Kështu, kauzës së Krishtit do t’i shkaktohet dëm i madh, dhe emri i Tij do të përflitet shumë. Kryqi i Krishtit, në vetvete, është një skandal për botën; le të kemi kujdes që të mos i shtojmë ndonjë fyerje tonën. Është “skandal për judenjtë” (1 e Korintasve 1:23): le të ruhemi që të mos vendosim asnjë gur tjetër skandali aty ku ka mjaft të tjerë tashmë! [Mirëpo, është edhe] “marrëzi për grekët”: le të ruhemi se mos me marrëzinë tonë i japim arsye të dukshme atyre të botës që të tallen me Ungjillin! Sa shumë që duhet të ruhemi! Sa të rreptë duhet të tregohemi me ndërgjegjen tonë!