30 shtator, mbrëmje – Më i vogli përbrenda ose më i madhi nga jashtë

spurgeon dev 30 shtator pm

E njëjta gjë vlen edhe për lutjet tona dhe për ushtrimet e tjera frymërore: në qoftë se i kryejmë në fuqinë e Frymës së Shenjtë, ato janë të pëlqyeshme për Perëndinë përmes Jezu Krishtit, megjithëse në pamje të parë mund të na duken si gjëra pa vlerë; ndërsa bëmat tona të lavdishme, të cilat i kemi kryer pa zemër, janë si luanë të ngordhur, pra, janë cofëtina në sytë e Perëndisë të gjallë. Ne kemi nevojë për rënkimet e gjalla, ofshamat e gjalla, dëshpërimet e gjalla, në vend të këngëve të pajeta dhe qetësisë së thellë. Çdo gjë tjetër është më e mirë se vdekja. Të paktën hungërimat e qenit të ferrit do të na mbajnë zgjuar, sepse a mund të ketë mallkim më të madh për një njeri sesa besimi i vdekur dhe rrëfimi i pajetë i besimit? Gjallërona, o Zot, gjallërona!

30 shtator, mëngjes – Nuk ka zgjedhje

spurgeon dev 30 shtator am

Mos e lini harpën tuaj të varet nëpër shelgje, por merreni në duar dhe bjerini me zemër mirënjohëse, duke luajtur me të muzikën më të gëzueshme! Ngrihuni dhe shpallni lëvdimet e Tij! Me agimin e çdo mëngjesi, ngrini kënget tuaja të falënderimit, dhe çdo perëndim dielli le të shoqërohet nga kantiku juaj! Qarkojeni rruzullin me këngët tuaja të lavdërimit; rrethojeni atë me një atmosferë të melodishme, dhe Vetë Perëndia do të dëgjojë nga qielli dhe do ta pranojë muzikën tuaj!

29 shtator, mbrëmje – I denjë për lavdërim

spurgeon dev 29 shtator pm

Lutju që të të lidhë rreth qafës, ashtu siç bën nusja me zbukurimet e saj dhe ashtu siç bën dhëndri me xhevahirët e vet! Sa do të dëshiroja të banoja në zemrën e Krishtit; sa do të dëshironte shpirti im të banonte për jetë e mot në një nga të çarat e atij shkëmbi! Edhe harabeli e ka bërë një fole ku të fusë kokën dhe dallëndyshja një çerdhe ku të vërë të vegjlit e vet pranë altarëve të Tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im! Kështu, edhe unë dëshiroj ta ngre folenë time, banesën time, në Ty. O Zot Jezus, prehja ime e vetme e vërtetë, mos u largoftë më kurrë shpirti im prej Teje, por banoftë përherë te Ti!

29 shtator, mëngjes – Mësime nga lebra

spurgeon dev 29 shtator am

Sa shumë i ngushëllon vargu në fjalë ata që vuajnë nga pesha e rëndë e mëkatit! Mëkati i vajtuar dhe i rrëfyer, sado i zi dhe i ndyrë qoftë, nuk do ta lërë kurrë një njeri jashtë portës së Zotit Jezus. “…atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë [kurrë]” (Gjoni 6:37). Edhe në qoftë i pandershëm si kusari, edhe në qoftë imoral si gruaja mëkatare, edhe në qoftë mizor si Sauli i Tarsit, edhe në qoftë gjakatar si Manasi, edhe në qoftë kryengritës si djali plëngprishës, zemra e madhe e dashurisë do ta këqyrë njeriun që e ndien se nuk ka asgjë të shëndetshme brenda tij, dhe do ta shpallë të pastër, kur ky beson në Jezusin e kryqëzuar. Eja tek Ai, pra, ti mëkatar i ngarkuar rëndë!

28 shtator, mbrëmje – Kthehu të shikosh

spurgeon dev 28 shtator pm

Lexues, mos bjer në atë mëkat, por vazhdo t’i mbash sytë hapur dhe të lutesh! Më së fundi u duk reja e vockël, pararendësja e sigurt e reshjeve të shumta; dhe kështu do të ndodhë edhe me ty, sepse me siguri do të të jepet paralajmërimi për të mirat, dhe ti do të ngrihesh si një princ ngadhënjimtar për të shijuar mëshirën që ke kërkuar. Elia ishte një njeri me të njëjtat pasione si ne: fuqia e tij në Perëndinë nuk qëndronte në meritat e Tij. Në qoftë se lutja e tij plot besim pati kaq shumë efekt, përse të mos ketë të njëjtin rezultat edhe lutja jote? Përgjëroju gjakut të çmuar me ngulm të paepur dhe do të shohësh se si do të realizohet dëshira jote!

28 shtator, mëngjes – Ai zbret poshtë

spurgeon dev 28 shtator am

Mos mendo se Perëndia ulet diku atje lart pa e vrarë fare mendjen për ty! Kujtohu se sado i vobektë e nevojtar të jesh, prapëseprapë, Zoti mendon për ty! “Në të vërtetë sytë e ZOTIT përshkojnë tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij” (2 i Kronikave 16:9).

27 shtator, mëngjes – A je i lumtur sot?

spurgeon dev 27 shtator am

Në ngushëllimet e Frymës, të cilat nuk janë as të pakta e as të vogla, kemi premtimin e trashëgimisë sonë. Duke qenë trashëgimtarë të gëzimit për jetë e mot, jemi duke parashijuar zotërimin tonë. Ja ku duken rrezet e dritës së gëzimit që paralajmërojnë agimin tonë të amshuar. Pasuritë tona gjenden përtej detit; qyteti ynë me themele të forta gjendet në bregun tjetër të lumit; rrezet e lavdisë nga bota frymërore i ngrohin zemrat tona dhe na nxisin të ecim përpara.

26 shtator, mbrëmje – Ji gati

spurgeon dev 26 shtator pm

Ji gati, shërbëtor i Krishtit, sepse Zoti yt vjen befas, atëherë kur bota jobesimtare më së paku e pret Atë! Bëj kujdes që të jesh besnik në punën e Tij, sepse shpejt do të ta gërmojnë varrin! Prindër, jini gati! Bëni kujdes që fëmijët tuaj të rriten në frikën e Perëndisë, sepse shpejt do të mbeten jetimë! Ju biznesmenë, jini gati! Sigurohuni që t’i vini në vijë punët tuaja dhe që t’i shërbeni Perëndisë me gjithë zemër, sepse ditët e shërbesës suaj tokësore janë në të mbaruar, dhe do t’ju thërrasin të jepni llogari për veprat që bëtë kur ishit në trup, qofshin këto të mira a të këqija! Le të gatitemi të gjithë për të dalë përpara gjyqit të Mbretit të madh me një përkujdesje që do të shpërblehet me lavdërimin e hirshëm: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik” (Mateu 25:21).

26 shtator, mëngjes – Kisha e Perëndisë

spurgeon dev 26 shtator am

Ky varg i bën aluzion edhe fitores. Mërsina është simboli i paqes dhe një emblemë domethënëse e triumfit. Balli i fitimtarëve kurorëzohej me mërsina dhe dafina; dhe a nuk është edhe kisha përjetësisht ngadhënjimtare? A nuk është çdo i krishterë më shumë sesa një fitimtar falë Atij që e deshi? Duke jetuar në paqe, a nuk bien të flenë shenjtorët në krahët e fitores?

25 shtator, mbrëmje – Burimi i urtësisë

spurgeon dev 25 shtator pm

Tundimi për një njeri me kulturë të lartë a me shumë shkollë është që të largohet nga e vërteta e thjeshtë e Krishtit të kryqëzuar dhe të shpikë, siç e thotë vetë termi, një doktrinë më intelektuale. Ishte pikërisht kjo prirje që i çoi kishat e krishtera të hershme drejt agnosticizmit dhe i yshti ato me lloj-lloj herezish.