17 nëntor, mbrëmje – Rreziqet e përditshme

spurgeon dev 17 nëntor pm

Mund të mëkatojmë edhe kur shkëmbejmë dy fjalë me një portier; një blerje e vogël në dyqan mund të kthehet në hallkën e parë të një zinxhiri tundimesh; një vështrim i thjeshtë i hedhur jashtë dritares mund të shënojë fillimin e të këqijave. O Zot, sa të pambrojtur që jemi! Si mund të jemi vallë të sigurt!? Të ruajturit e vetes është një punë tepër e rëndë për ne: vetëm Ti je i aftë të na ruash në një botë kaq të ligë! Shtrije mbrojtjen tënde përmbi ne, dhe ne do të strukemi në Ty si zogj të vegjël, dhe aty do të ndihemi të sigurt!

16 nëntor, mbrëmje – Dita e shumëpritur

spurgeon dev 16 nëntor pm

I dashur, kur të vijë koha që të ndërrojmë jetë, ka shumë gjasa të na shfaqet një e tillë pamje e Mbretit tonë të lavdishëm, siç nuk e kemi soditur kurrë më parë. Shumë shenjtorë në çastet e fundit të jetës tokësore kanë depërtuar me shikimin e tyre përtej ujërave të stuhishëm, e kanë parë Jezusin duke ecur mbi dallgët e detit dhe e kanë dëgjuar Atë të thotë: “Jam unë, mos u frikësoni!”. Po, kur ngrehina të nisë të lëkundet dhe llaçi të zërë të shkërmoqet, do ta vështrojmë Krishtin mes të çarave dhe përmes qeprave të çatisë do të vërshojë drita e diellit qiellor. Mirëpo, në qoftë se dëshirojmë ta shohim Mbretin ballë për ballë në tërë bukurinë e Tij, duhet të ngjitemi në qiell për ta soditur, ose Mbreti duhet të zbresë mbi tokë dora vetë.

16 nëntor, mëngjes – Pjesa jonë e gjithëmjaftueshme

spurgeon dev 16 nëntor am

Besimi ynë i shtrin krahët dhe ngjitet si një shqiponjë në qiellin e dashurisë hyjnore, i cili është banesa e tij e përshtatshme. “Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë” (Psalmi 16:6). Le të ngazëllehemi gjithmonë në Zotin; le t’i tregojmë botës se jemi një popull i lumtur dhe i bekuar, dhe kështu të bëjmë që ata të thërrasin: “Ne duam të vijmë me ju, sepse kemi dëgjuar se Perëndia është me ju.”

15 nëntor, mbrëmje – Fuqia e Perëndisë për llogarinë tonë

Prandaj, le të shkojmë mbrëmje për mbrëmje te Zoti ynë për hirin dhe forcën që na nevojiten. Kemi një argument të fortë në anën tonë, sepse po i lutemi Atij për forcimin e veprës së Tij të hirit, pra, gjithë “sa ke bërë për ne”. A mos mendon vallë se nuk do të arrijë ta mbrojë dhe sigurojë një gjë të tillë? Mjafton që besimi yt thjesht të kapet pas forcës së Tij, dhe nuk ka fuqi errësire, me djallin e madh të ferrit në krye, që të mund të hedhë një re ose hije mbi gëzimin dhe paqen tënde. Përse vallë të të mpaken forcat kur mund të jesh i fortë? Përse vallë të vuash humbjen kur mund të ngadhënjesh? Merre besimin tënd të lëkundur dhe hiret e tua që po dobësohen, dhe çoji tek Ai, i cili mund t’i rigjallërojë dhe rimbushë ato, dhe lutu me zell: “Forco, o Perëndi, sa ke bërë për ne.”

15 nëntor, mëngjes – Me anë të zgjedhjes së Tij sovrane

spurgeon dev 15 nëntor am

Si mund ta harrojmë vallë atë orë të lavdishme kur i çau portat e kështjellës së zemrës sonë, kur e vendosi kryqin e Vet mbi mur, dhe si u ngjit me shkallë majë kullave tona, duke ngritur mbi kalatë tona flamurin e kuq si gjaku të mëshirës së Tij të gjithëfuqishme? Po, vërtet jemi robërit e mundur nga dashuria e Tij e gjithëfuqishme. Duke qenë të zgjedhur, të blerë dhe të nënshtruar, ne e dimë se të drejtat e pronarit tonë hyjnor janë të patjetërsueshme: ne galdojmë se nuk mund t’i përkasim më vetes; dhe ditë për ditë dëshirojmë të bëjmë vullnetin e Tij dhe të shpallim lavdinë e Tij.

14 nëntor, mbrëmje – Zakoni qiellor

spurgeon dev 14 nëntor pm

Shpirti im, si thua—a je vallë aq mendjelehtë, sa të shpresosh të përjashtohesh nga kjo rregull hyjnore? A shpreson vallë të shpërblehesh pa punuar apo të nderohesh pa u munduar? Largoju pritjes përtace, dhe ji i kënaqur qoftë edhe me gjërat më të përbuzura, për hir të dashurisë së shtrenjtë të Jezusit, e cila do të të shpërblejë bujarisht. Me një frymë të tillë, duke u munduar e duke vuajtur, do të zbulosh se pikëllimet ëmbëlsohen dhe gjërat e vështira bëhen më të lehta. Ashtu siç i ndodhi Jakobit, vitet e tua të shërbimit do të të duken si dy-tri ditë për hir të dashurisë që ke për Jezusin; dhe kur të vijë ora e dashur e gostisë së dasmës, të gjitha mundimet do të të duken sikur nuk kanë ndodhur ndonjëherë—sepse një orë me Jezusin do të kompensojë vite të tëra dhimbjeje dhe vuajtjeje.

14 nëntor, mëngjes – Fajtor për dyfytyrësi

spurgeon dev 14 nëntor am

Në qoftë se është kështu, atëherë bekuar qoftë hiri i fuqishëm që më ka çuar në shpëtim; por në qoftë se nuk është kështu, o Zot, atëherë fale shkeljen time të mjerë dhe bashkoje zemrën time me frikën e emrit Tënd!

13 nëntor, mbrëmje – Privilegji i veçantë i kishës

Kisha ka gjithnjë nevojë të lutet. Në mesin e saj ka gjithmonë nga ata që po shkojnë poshtë e më poshtë apo që po bien hapur në mëkat. Ka qengja për të cilët duhet të lutemi, që të mbarten në gjirin e Krishtit. Duhet të lutemi për më të fortët, që të mos bien pre e mendjemadhësisë, apo për të dobëtit që të mos shkurajohen. Edhe sikur të mbanim takime lutjeje njëzet e katër orë në ditë, gjatë gjithë ditëve të vitit, prapëseprapë mund të mos na shteronin kurrë kërkesat e veçanta për lutje.

13 nëntor, mëngjes – Të besosh për frytshmëri

spurgeon dev 13 nëntor am

Përvojat e së kaluarës na kanë mësuar se sa më e çiltër të jetë mbështetja jonë në hirin e Perëndisë në Krishtin dhe sa më shumë të varemi nga Fryma e Shenjtë, aq më shumë fryt do të japim për Perëndinë tonë. Duhet të besojmë në Jezusin, si për vetë jetën, ashtu edhe për frytet e saj.