Burime

Zbuloni koleksionin tonë të gjerë të burimeve shpirtërore në gjuhën shqipe – nga studimet biblike deri tek materialet për fëmijë.

26 korrik, mbrëmje – Ulur me princat

Princat përfitojnë gjithashtu ndere të veçanta. Ne mund ta shohim me nënçmim gjithë aristokracinë e kësaj bote nga vendet e larta ku na ka vendosur hiri. Kjo sepse, a mund të krahasohet vallë...

26 korrik, mëngjes – Besimi dhe virtyti

Kushtoji vëmendje të veçantë guximit tënd! Përgjëroju Perëndisë që të të japë një zemër luani, me qëllim që, duke qenë i vetëdijshëm për të drejtën, të mund të shkosh përpara me guxim! Studioji...

25 korrik, mbrëmje – Dele endacake

Humbjet dhe fatkeqësitë janë shpeshherë mjetet që përdor Bariu i madh për t’i sjellë në shtëpi delet e Tij endacake; porsi qen egërshanë i grumbullojnë dhentë sërish në vathë. Nuk kemi se si...

25 korrik, mëngjes – Përballë një rreziku të madh

Duhet t’i rezistoj të paudhit, dhe ai do të largohet prej meje; por duhet t’ia mbath me të katra larg epsheve të mishit, ose, përndryshe, ato do të më mposhtin. O Perëndi i...

24 korrik, mbrëmje – Merr parasysh plotfuqinë e Perëndisë

Jezusi, Emanueli, Perëndia me ne, është i gatshëm të pranojë rekrutë në ushtrinë e Zotit: në mos qofsha regjistruar tashmë, duhet të shkoj tek Ai përpara se të fle dhe t’i lutem që...

24 korrik, mëngjes – I shtrënguar nga çdo anë

Mirëpo, besimi nuk dëgjon as mendjemadhësinë, as dëshpërimin, as burracakërinë, dhe as rrëmbimin, por dëgjon Perëndinë tek i thotë: “Qëndro!”. Dhe ai qëndron i palëkundur si një shkëmb. “Qëndro”—mbaj qëndrimin e një njeriu...

23 korrik, mbrëmje – Gjaku pastron

Disa mendojnë se një ndjesi faljeje është një arritje që vjen vetëm pas shumë vitesh përvoje të krishterë. Mirëpo, falja e mëkateve është një realitet i së tashmes—një privilegj që i takon kësaj...

23 korrik, mëngjes – Mos je një prej tyre?

Kur mëkatojmë ne që jemi të zgjedhurit e parapëlqyer të qiellit, mëkati ynë është edhe më i rëndë; e jona është një fyerje e rëndë, sepse na kanë përkëdhelur kaq shumë. Në qoftë...

22 korrik, mbrëmje – Vështro

Pa vështroni e shihni, a ka pasur vallë ndonjëherë një pikëllim si pikëllimi që i shkaktuan Atij? Të gjithë ata që kalojnë pranë, ndalojnë dhe vështrojnë këtë shfaqje dhimbjeje, një çudi për njerëzit...

22 korrik, mëngjes – Martesa e qiellit

Kjo lidhje e ngushtë, duke qenë se është e përjetshme, është edhe më intime sesa lidhja martesore mbi tokë. Sado e zjarrtë dhe e dëlirë të jetë dashuria e bashkëshortit, nuk është gjë...

21 korrik, mbrëmje – Gëzohu

Ji shpresëplotë! Përherë shpreso, sepse Perëndia nuk do të të lërë kurrë në baltë! Vallë, a nuk e di se Perëndia vazhdon të të dojë edhe mes gjithë këtyre peripecive? Malet, edhe kur...

21 korrik, mëngjes – Dëboji të gjitha frikërat

Ne i njohim dobësitë e tyre. Vallë, a nuk janë ata veçse njerëz? E ç’është njeriu përveçse një krimb? Ata bulurijnë e fryhen si dallgët e detit, duke shkumëzuar për turpin e tyre....
Abonohu për përmbledhjen javore