Qershor 2022
Kur Perëndia i bën të mirën popullit të Tij, nuk është aspak si puna e një gjykatësi hezitues që tregon mirësi ndaj kriminelit, të cilin e sheh si të neveritshëm. Jo, i ngjan më tepër dhëndrit që gëzohet me nusen e tij.
Ndonjëherë ne bëjmë shaka dhe themi për një martesë: “Muaji i mjaltit mbaroi”, por kjo është për shkak se ne jemi të fundmë. Ne s’mund të ruajmë dot një nivel intensiteti dhe ndjenje si ai i muajit të mjaltit. Megjithatë Perëndia thotë se gëzimi i Tij për popullin e Tij është si gëzimi i dhëndrit për nusen. Ai nuk po thotë se ashtu fillon dhe pastaj zbehet.
Perëndia është duke folur për intensitetin dhe kënaqësitë, për energjitë, ngazëllimin, entuziazmin dhe shijimin e muajit të mjaltit. Ai po përpiqet të na ngulitë në zemrat tona se çfarë do të thotë kur gëzohet për ne me gjithë zemrën e Tij. Jeremia 32:41: “Do të ndiej gëzim duke u bërë të mirë dhe do t’i mbjell në mënyrë të qëndrueshme në këtë vend me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim.” Sofonia 3:17: “Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do të qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi.”
Me Perëndinë, muaji i mjaltit nuk merr fund kurrë. Ai është i pafundmë në fuqi, urtësi dhe krijimtari saqë nuk do të ketë fare mërzitje për trilionë epokat e mijëvjeçarëve që do të vijnë.
Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.
©️ dritez.al 2022