Prill 2022
Mendo vetëm pak se çfarë po thuhet në këtë varg. Perëndia i preku. Jo bashkëshortja. Jo fëmija. Jo prindi. Jo këshilltari, por Perëndia. Perëndia i preku.
Ai që ka fuqinë e pafundme në gjithësi. Ai që ka autoritetin e pafundmë, urtësinë e pafundme, dashurinë e pafundme, mirësinë e pafundme, pastërtinë e pafundme dhe drejtësinë e pafundme. Ai e preku zemrën e tyre.
Si është e mundur që skaji i Jupiterit të prekë perimetrin e një molekule? Për të mos folur pastaj që të depërtojë në bërthamën e saj?
Prekja e Perëndisë është e mahnitshme, jo vetëm sepse Perëndia është Ai që prek, por gjithashtu për shkak se kjo është një prekje. Kjo është një lidhje reale. Fakti që kjo përfshin zemrën është e mahnitshme. Fakti që përfshin Perëndinë është e mahnitshme dhe fakti që përfshin një prekje reale është gjithashtu e mahnitshme.
Këtyre burrave trima nuk është që vetëm ju folën. Nuk ishte që ata thjesht u prekën nga një ndikim hyjnor. Ata nuk ishte që thjesht u panë dhe u njohën. Perëndia, me një përulje të pafundme, ua preku zemrën. Perëndia ishte aq pranë tyre. Dhe ata nuk u shkatërruan.
E dua atë prekje! E dëshiroj gjithnjë e më tepër, për veten time dhe për të gjithë ju. Lutem që Perëndia të më prekë sërish me lavdinë e Tij dhe për lavdinë e Tij. Lutem që Ai të na prekë të gjithëve ne.
Oh, prekja e Perëndisë! Nëse vjen me zjarr, ashtu qoftë. Nëse vjen me ujë, ashtu qoftë. Nëse vjen me erë, ashtu qoftë, o Perëndi. Nëse vjen me bubullima dhe vetëtima, le të përulemi para saj.
O Zot, eja! Eja aq afër. Digj, njom, fry dhe thyej! Ose eja me shushuritjen e ëmbël. Eja deri te ne. Prek zemrat tona!
Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.
©️ dritez.al 2022