Maj 2022
I vetmi gëzim që reflekton vlerën e Perëndisë dhe i cili shprehet bujarisht në dashuri që përlëvdon Perëndinë është gëzimi i rrënjosur në njohurinë e Perëndisë. Nëse njohuria jonë është e vogël apo e mangët, gëzimi ynë do të jetë një jehonë e dobët e përsosmërisë së vërtetë të Perëndisë.Përjetimi i Izraelit te Nehemia 8:12 është një model se si ndodh në zemër gëzimi që e lavdëron Perëndinë. Ezdra u kishte lexuar fjalën e Perëndisë dhe levitët e kishin shpjeguar atë. Pastaj njerëzit u larguan “të kremtojnë me hare të madhe”.Ky kremtim me hare të madhe ishte sepse ata i kishin kuptuar fjalët—fjalët e vërteta të Perëndisë.